Veseli: Kalimi i ligjit për Gjuhën Shqipe do të kontribuojë në formimin e demokracisë

14:09 / E enjte, 11 Janar 2018

Pak më parë Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ligjin për Gjuhën Shqipe.

Këtij vendimi i është gëzuar edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se miratimi i këtij ligji do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkëkombësit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe. Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400