Vrasja e Ivanoviqit, O’Connell: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

15:11 / E hëne, 16 Prill 2018
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell ka kujtuar se tashmë kanë kaluar tre muaj nga vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

O’Connell thotë se përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.

“Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovic. Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar O’Connell në Facebook.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra me 16 janar 2018, para selisë së partisë që ai e udhëhiqte, në Mitrovicën e veriut.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400