Zafir Berisha: Mos shitni patriotizëm me seancë të jashtëzakonshme, nuk i ndihmoni asgjë Ramushit

13:52 / E shtunë, 07 Janar 2017

 

Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha, ka thën deputetëve të kuvendit të Kosovës e sidomos atyre të opozitës mos derdhni lot krokodilli, për ndaljen e Ramushit në Francë, se edhe ashtu ju vet ishit pro për formimin e Gjykatës Spesiale.

 

Ai e quant ë pakuptueshme mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për haradinaj, sepse nuk ketë kurçfarë efekti. Sipas tij do ketë efekt zero.

Postimi i plotë:

Nuk duhet dhën kënaqsi injorantëve që formuan Gjykata Speciale kundër UÇK-së me derdhë lotë krokodili për Ramushin.

Idea për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me Ramushin është ide koti e cila jo që nuk e ndihmon Ramushin po e ofendon atë sepse me këtë seancë i japim mundësi me shitë ,,patriotizëm,, edhe legenave të qeveris të cilët e bëjn punën e një filjali të qeveris së Beogradit dhe janë përgjegjës pse Ramushi është ndalu në Francë.

Për Ramushin i cili është përballë me situata si kjo, ka pasur seancë në Kuvendë, ku ka pasur edhe rezolutë.

Cili ishte efekti i asajë seance dhe rezolute?

Zerooooo!

Mbajtja e një seance koti për mendimin tim është me u futë në agjendën e qeveris kuislige të Isa Mustafës, rehabilitim u tyre dhe mbyllje e debatit shqetësues për rastin e Ramushit.

Prandaj mendoi se është koha e fundit që të veprojm me përgjegjësi ligjore e kushtetuse kudo që jemi dhe jo të veprojm sipas emocioneve të politikës ditore që për fatin e keq në shumicën e rasteve kjo politikë dirigjohet nga Beogradi.

Kjo seancë mundë përkufizohet me një thënje popullore ,,KUR S,KI PUNE LUJE DEREN,, në anën tjeter, jo qe s,ka që me punu por e keqja është se kjo qeveri se ka iden me gjasë cfarë përgjegjësi kan…

Zafa

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400