Zejnaj i reagon Pacollit: Qeveria Haradinaj po e mundëson liberalizimin, ushtrinë…

11:03 / E mërkure, 23 Maj 2018

Argjend Zejnaj, shefi i kabinetit të ministri të Infrastruktures, Pal Lekaj i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila tha se Qeveria Haradinaj nuk po kontribuon në të mirë të vendit.

 Zejnaj thotë se i vlerësimit për qeverinë Haradinaj, i keq është vetëm nga kundërshtarët e jashtëm të Kosovës dhe nga disa eksponentë të tyre të brendshëm, transmeton lajmi.net.

“Fitore, qeveria Haradinaj po e mundëson liberalizimin, ushtrinë, zhvillimin ekonomik, forcimin e sovranitetit të shtetit”, shkruan ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Thonë se, “kur t’humb rruga në oborr tëndin, del i kapësh kojshisë”

Fitore Pacolli e paska “goditur” qeverinë Haradinaj, qeveria e cila për 8 muaj të saj ka marrë vendime në të mirë të proceseve integruese të Kosovës, sa shumica nga ish – qeveritë për tërë mandatet e tyre.

Procesi i vlerësimit për qeverinë Haradinaj, i keq është vetëm nga kundërshtarët e jashtëm të Kosovës dhe nga disa eksponentë të tyre të brendshëm, që në fakt asnjëherë e në asnjë etapë nuk e kanë pa Kosovën me syrin pozitiv.

Fitore, qeveria Haradinaj po e mundëson liberalizimin, ushtrinë, zhvillimin ekonomik, forcimin e sovranitetit të shtetit.

Vetëm nëse dëshironi të silleni si e verbuar, ndryshe në çdo ditë të jetës Tuaj edhe ju mund t’i vëreni ndryshimet pozitive, që janë rezultat i angazhimit të qeverisë Haradinaj dhe konkretisht të kryeministrit.

Përballja e kryeministrit Haradinaj duhet dhe po ndodhë me problemet reale të Kosovës, e jo me teket dhe injorancën Tuaj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400