Αργύρης Νίκος: Ja si u ‘prodhuan’ grekët

08:35 / E martë, 13 Dhjetor 2016

Shkrimi i sotëm është një përkthim i një shkrim që vjen   nga Gazeta ‘Elefteri Erevna’ i botuar  në 07/12/2013 nga Nikos  Argyris. Ky përkthim ka si qellim të hedhi dritë mbi ‘krijimin artificial të Greqisë’. Popullsia që e banonte Greqinë në pragë të Revolucionit Arvanitas 1821 (Revolucioni Kaçakëve) nuk ishte greke por arvanite, vllehe, afrikano veriore, orientale etj. Të gjithë këta popuj    në Perandorin Romake të Lindjes njihen me emrin ‘romji=romakë’. Grekët nuk duken në histori që nga pushtimi romak  në shek. e II-të para Krishtit por Kisha e Krishterë ruajti gjuhën teknike të krijuar nga Gorjas në shek V para Kr. Sipas Isokratit ‘grekë ishin ata që e mësonin këtë gjuhë në shkollë’. Lexoni në vazhdim atë që në Greqi e njeh e gjithë klasa intelektuale por në Shqipëri nuk e njeh – falë injorancës- e gjithë elita akademike me Korkutin në krye. Lexoni në fund të këtij shkrimi se ‘çfarë frutash prodhonte’ Voskopoja që Ben Blushi e quan shkatërrimin e sajë  si ‘tragjedinë më të madhe që u ka ndodhur shqiptarëve’.   Për lexuesin dhe dashamirësin e historisë: Altin Kocaqi.

 

Shkruan Αργύρης Νίκος.                                                       Përktheu Altin Kocaqi

 

Titulli:

 

ΠΩΣ ΟΙ ΡΩΜΙΟΙ ΜΕΤΑΛΛΑΧΤΗΚΑΝ ΣΕ  “ΕΛΛΗΝΕΣ’’ Si u shëndrruan romijt në ‘Helen’

 

Disa dekada para 1821-shit, Adamantios Korais zhvarrosi në mënyrë arbitrare emrin ”Ellines”- që  ishte  harruar  për shekuj- dhe e lançoj dalngadal pa e refuzuar  krishtërimin.  Kishte  bindjen se kjo do të na sjellë më shpejt pranë teksteve të lashta greke. Do vendosej një barazim  tronditëse për banorët e mesëm të Greqisë (arvanitët, vllehërit, afrikano veriorët, Orientalët, etj) që gjoja  do dukeshin si pasardhës te atyre që  ndërtuan Parthenonën dhe të gjitha monumentet e shkëlqyera.

 

Ideja u lidh shpejt.  Që atëherë, shumë e më shumë romej filluan ta lidhin veten me një të kaluar imagjinare dhe të zbulonin   “paraardhësit e tyre”. Parapëlqenin që të kishin iluzionin se ata ishin gjoja pasardhës të grekëve të lashtë.

 

Periudha e 1821 pra, është një hap i rëndësishëm. Sigurisht që jo  sepse ndodhi i ashtuquajturi “revolucioni grekë” -plaçkitësit nga bandat e krishtera, arvanitas  në shumicën e tyre-   por për shkak se në atë kohë të shkurtër, shtetasit romji të perandorisë Osmane nën drejtimin e Korais  dhe përfaqësuesëve të tjerë të  ashtuquajturit “iluminizmi neogrek”  u shëndërruan në “greke”.

 

Adamant Korais ishte babai i vërtetë i skizofrenisë sonë neoromaike dhe jo Spiros Zampelios apo Konstandin Paparrigopoulos. Korais hodhi farën dhe në ato vite u rrënjos ellinochristianismos  dhe nacionalizmi romaik me vizionet utopike të ‘megaloides’  e cila ishte pasojë e natyrëshme.  Pasojat  e   gjithe kësaj sjellje arragante ishte të tëmerrëshme. Që atëherë, me kalimin e kohës, kjo  plagë na u ngarkua nga   protektorati  i   Fuqive të Mëdha me emrin  ‘Shteti i Romeive’.

 

Modeli nacional i edukimit

Arsyeja se përse bëheshin të gjithë këto sigurisht që nuk lidhet me ndonjë llojë sjellje  dashamirësie. Orientimi në transformimin urban të sistemit dominues dhe shfrytëzues do të ngrinte një model arsimor që gradualisht do të vendosi ideologjinë e vetë kombëtare në shoqërin multirracore Helene.

 

Si pjesë e kësaj përpjekjeje mësuesi  A. Kavalioti botoj në Voskopojë  me 1770 një fjalor që flet tri gjuhë (greqisht – vllahisht  dhe arvanitasen) dhe Danieli i Voskopojës në vitin 1802 botoj një në katër gjuhësh (Greek – vllah – arvanitas – bullgar) në parathënie të cilit ka një poemë karakteristike me qëllim urban në homogjenizimin gjuhësor të popullatave heterogjene të Greqisë.

 

Shqiptarë, vllehë, bullgarë, gjuhëndryshëm gëzoni

dhe behuni gati të gjithë romej të bëheni

duke lënë gjuhën barbare , zërin dhe sjelljet.

Rracën tuaj të nderoni dhe atdheun njësoj

shqiptarobullgarët duke u bërë grekë […].

Popuj të mëparshëm gjuhëndryeshëm e hyjnore

zgjohuni nga gjumi i thellë i injorancës

gjuhën romeje mësoni, nënën e urtësisë.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400