6 shkurt 1991. Nga burgu i Spaçit vjen thirrja “piskamë”. Na lironi, ose….

21:57 / E hëne, 12 Shkurt 2018

 

Edhe pse pluralizmi kishte arritur të shpallej me ligj, qindra të burgosur vijonin të prisnin lirinë në burgun e Spaçit. Të paktën deri më 6 shkurt 1991, kalvari i të burgosurve të ndërgjegjes vijonte të ishte prezent. Ky kalvar vijonte mënyrë

Leter nga burgu i Spacit 6 shkurt 91

Paradoksale, në një kohë kur edhe ishin shpallur zgjedhjet e para pluraliste, zgjedhje të cilat u mbajtën me 31 mars të po atij viti. Pikërisht në acarin e dimrit të fundit në atë luginë shpellë, ku prej vitit 1967 mijëra të burgosur të ndërgjegjes ishin izoluar në mënyrën më anti-njerëzore, 41 prej tyre të dënuar sipas nenit (127) “kalim i paligjshëm kufiri” i drejtohen për ndihmë degës së PD Mirditë, duke paralajmëruar se ata do të futeshin në grevë urie. Dokumenti i rrallë, letra e plotë dhe lista emërore vjen nga ing. Muharrem Bicprendi, një ndër themeluesit e PD-së në Mirditë.

Po sa ata qëndruan ata në burg, dhe ku janë sot këta nënshkrues të kësaj letre të rëndësishme për kohën dhe po aq të rëndësishme për arkivat???.

Ja çfar përmbante dokumenti i rrallë dhe lista e nënshkruesve:

Spaç 6. 02.1991

Komisionit nismëtar për krijimin e Partisë Demokratike.

Ndjehemi krenar për pluralizmin që tashmë është i pranishëm kudo, dhe demokracinë e vërtetë që po lind dhe që po e dëshirojmë të gjithë. Por mendimi jonë i çiltër që del nga zemrat tona të shumëvujatura nga padrejtësitë që na janë bërë dhe që vazhdojnë të na bëhen, është që t’ju drejtohemi ju si parti tek e cila shohim mbrojtjen e vërtetë e të gjitha të drejtave që gëzon njeriu, që nga Karta e Helsinkit, ajo e Parisit e të tjera.

Ju lutemi na merrni në konsideratë, e ta publikoni në përmes gazetës Rilindja Demokratike ankesën tonë sat ë drejtë aq edhe kuptimplotë.

Popullit dhe këshillit presidencial.

Kur mbi 8000 vetë shkojnë në familjet e tyre mbasi kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ndërsa neve, për të njëjtin krim të mbetur në tentativë vuajmë akoma dënimin, duke na mbajtur me shpresa të cilat për në janë të kota. E themi këtë sepse ne kemi pritur, kërkuar dhe përsëri na thuhet të presim. “Deri kurë..!”

Për dijeni ju njoftojmë edhe juve si demokratë të vërtetë se neve të dënuarit e nenit 127 (kalim i pa ligjshëm kufiri) mbetur në tentative, shpallim grevën e urisë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm tonin. Mbetemi me shpresë së Rilindja Demokratike nëpërmejet shkrimeve të saja plot sinqeritet dhe vërtetësi, do të gjejë kohë të na ndihmojë në kërkesën tonë të drejtë.

Meqë dita e zgjedhjeve po afron, dëshirojmë edhe që vota tona ti hedhim për kandidatët democrat.

Me respekt nga të gjthë të dënuarit e nenit (127)

Spaç, Mirditë.

Lista e të burgosurve nënshkrues
David Luma
Haxhi Sulaj
Paulin Malaj
Roland Mwhilli
Sotir Kaishi
Niko Stavras
Mezan Sulku
Pajtim Byjketa
Irfan Liçi
Arjan Alia
Aristidh Gjata
Ded Petraçi
Arqile Sidheri
Maksim Braholli
Shkwlqim Mahmutaj
Ismail Gjilani
Nikoll Jaku
Perikli Tata
Abedin Shyti
Adriatik Kote
Jani Buzi
Lin Olaj
Gjergj Pepa
Ndue Kalaj
Nikolin Lakaj
Klenathi Done
Vlash Ndoni
Alban Hasani
Avni Rumi
Tajar Aliaj
Mihal Panajoti
Spiro Papa
Sadik Dervishi
Arqile Hazizi
Kujtim Veshi
Kadri Lala
Prel Vucaj
Besnik Elezi
Dritan Betaj
Fitan Nurishiti
Ardian Vokrri

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400