Akademikët grekë: Greqishtja është gjuhë e sajuar

20:48 / E premte, 06 Janar 2017

 

Altin Kocaqi

Miti i ngritur nga historia dhe arkeologjia rreth teorisë se grekët janë populli i parë më i vjetër, nga ku nisi historia e re e civilizimit europian, nuk gjenë dakortësin nga ana e  testueshmërisë gjuhësore. Gjuha greke duket se është një gjuhë e krijuar nga dy gjuhë të huaja: një gjuhë e një populli të huaj të ardhur në Athinë dhe nga një gjuhë vendase gjithashtu e huaj. Nga ky shartim është prodhuar greqishtja dhe sipas Isokratit ata qe e mësonin këtë gjuhë në shkollë ishin grekë. Perhapja nga Aleanca e Dilos dhe rreziku nga persët u shumëfishua nga përhapja mes bërjes ‘gjuhë oborrtare e kolonive’. Ndërkohë në shek. II para Krishtit dhe deri në shek. XII nuk ka asnjë gjurmë grekërisht. Nuk ka asnjë hero, asnjë kryengritje greke. Këto përfundime bota i njeh shumë mirë ndaj është ora ti mësojmë edhe ne në  Tiranë e Prishtinë:

“Të vetmet përfundime të sigurta që mund të nxjeri kush, nga të dhëna gjuhësore të këtij tipi (emrave vendore) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se të vinin Grekët . Gjuha greke lindi nga SHARTIMI i një bisku indoevropian mbi një trung jo grek”  

Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 23

“Athinasit dhe te huajt që banonin në Athinë, saktë me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Joniken dhe filluan të shkruajnë Atiken”   

Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 302

 

“Vertetësisht është një problem lidhja e gjuhës së folur Jone dhe shkrimit pezik Jonik. Fillimisht të parën thuajse nuk e njohim….” 

R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f . 234

“Përfundimisht përsoset krijimi i një shkrimi pezik të jonishtes, por rreshqitja e gjuhës së pastër Jone drejtë atikes së Jonizuar është më se e sigurtë. Hapin e fundit e bëri Gorjas me krijimin e një gjuhe Atike”   

R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f. 250-251

  “Pas përfundimit të luftrave me Midët, udhëheqien politikoshpirtërore e mori Athina. Rreziku Pers i bashkonte grekët dhe ky bashkim favorizonte dialektin Atik. Aleanca e Athinës me qendër faltoren e Apolonit në Dilo e bënë detyrimisht Athinën qendrën e takimeve të shumë qyteteve dhe ishujve. Këtu mblidheshin dijetarë të shumë degëve. Që të bashkoheshin, ardhësit në qytetërimin pretendues Athinas, detyroheshin të adoptonin mënyrën e jetesës Athinase mbi të gjitha të përdornin me lehtësi dialektin e zgjedhur Atik. Qytetërimi i Athinës është tashmë “pritanio e diturisë” ose “shkolla e grekëve”. As lufta e pafat e Peloponezit, as therjet civile, as ngritja e forcës maqedonase nuk e ndërpreu zhvillimin e atikishtes si organ gjuhësor të gjithë grekëve. Përkundrazi Filipi II e vendosi atikishten si gjuhën e parë të shkollimit e të organizimit të shtetit të tij. Aleksandri dhe pasardhësit e aristokratëve të familjeve maqedonase ishin shkolluar në gjuhën atike. Sulmi i shkëlqyeshëm gjithë grek në lindje përhapi elenizmin deri në Baktriani. Në qytetet shumë kombëshe merr jetë thënia e famëshme e Isokratit se “Grekët janë ata që marin pjesë në shkollimin grek”. Dhe shkollim para së gjithash do të thoshte të mësoje gjuhën greke”

M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f . 84

 “Atikun e ashpër e pranoi më së fundi si gjuhë të parë dhe kisha e krishterë…. Çmimi i kthimit mbase ishte shumë i rëndë. Këmbëngulia e atikistëve në të shkuarën e lavdishme si dhe kundërshtimi i prerë që të pranojnë të vetëvertetuarën se gjuha shëndrrohet e cojë vëndin në dygjuhësi e cila e mundoi kombin për 2000 vjet dhe do të thellonte hendekun midis pakicës së të shkolluarve dhe popullit të thjeshtë. Hyrja në pasurinë e shkollimit kërkonte një punë shumëvjeçare me një organ gjuhësor që nuk mbinte në buzët e popullit por mësohej në letër.  Vlerësimi i padrejtë i nje vepre me kriterin e vetëm gjuhën në të cilën ishte shkruajtur bëri që të lihen mënjanë shkruajtësit që shkruanin në gjuhën e thjeshtë. Përfundimi i trishtueshëm i këtij mendimi të prapambetur coi në humbjen e shumë veprave shkencore”

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400