Arbëreshët në Kroaci: Përzierja me kroatët dhe gjuha e kishës përshpejtuan asimilimin

08:51 / E enjte, 15 Dhjetor 2016

Puna jashtë katundit të tyre e fillon hapjen e arbëreshëve me rrethin, komunikimi e bashkëpunimi më i madh me ta, që si pasoj e pati ndikimin e kulturës edhe gjuhës kroate në atë arbëreshe. Sidomos burrat kishin kontakte me kroat, ndërsa gratë të cilat kryesisht merreshin me punët e shtëpisë ishin ato që më së miri e ruanin pastërtinë e gjuhës. Bashkëpunimi me rrethin krijoi mundësinë edhe të bëhen martesa me të tjerë – të huaj që përshpejtuan asimilimin, kur dal nga dal hyri në familjet arbëreshe edhe gjuha kroate. Pra arbëreshët pa shkolla në gjuhen e tyre, pa shërbesa fetare në gjuhen e tyre e pa komunikime me vendin amë mbeten me shekuj.

 

Me plot të drejt Dokoza Nikpali konstaton: “Sikur të ekzistonte një rrjet i zhvilluar i marrëdhënieve me vendin amë, ajo gjithherë kishte reprodukuar dhe regjeneruar forca kohezive (Dokoza Nikpali “Arbëreshët e Zarës 280 vjet pararojë e shqiptarizmit”, Zagreb, 2006, faqe 93). Edhe ato lidhje mes komunitetit arbëresh me vendin amë, më shumë janë mbajtur në nivel individual, e jo në mënyrë institucionale edhe pas krijimit të shtetit shqiptar, si dhe krijimit të institucioneve të Krahinës Autonome të Kosovës. Por faktori kryesor në ”prishjen” identitetit ishte pamundësia për të mësuar gjuhën shqipe në shkolla. “Nga shpërngulja deri më sot arbëreshët nuk kanë pasur mundësi të mësojnë (ose kanë pasur për një kohë të shkurtër) gjuhën shqipe (arbërishte) sepse mësimi i gjuhës shqipe nuk ka qenë i lejueshëm, e vetmja mënyrë e mbajtjes së entitetit dhe identitetit gjuhësor të tyre ka qenë ruajtja e traditës kulturore nëpërmjet zakoneve të ndryshme. Por sot vetëm një numër i vogël, dmth të vjetrit e flasin arbërishtën në dialektin gegë” (Maximiljana Barançiq “Arbreshët dhe etno identiteti gjuhësor” (arbanasi i etno jeziçni identitet) punim profesional Croat Slav. Iadert. IV 2008, faqe 553). Pashk Bardhin, Shtjefën Gjeçovin, Gjergj Kolecin… mësuesit e shqipes.

 

Në periudha të shkurta, si në vitin 1900 filloi të mësohet edhe gjuha shqipe në Shkollën Normale për meshkuj të Arbneshit, që ishte e vetmja në Dalmaci. Austrohungaria për këtë qëllim kishte sjellë mësues të shqipes, si Pashk Bardhin, Shtjefën Gjeçovin, Gjergj Kolecin, pastaj mësuesit vendas Pavao Gjergja etj. Edhe pse Austrohungaria këtë hap e kishte bërë jo për respektin ndaj gjuhës shqipe, por për interesa të veta politike. Kjo gjë u dëshmua më vonë në shpërndarjen e mësuesve arbëresh në viset shqiptare të veriut për të shtuar ndikimin e saj.  Arbëreshët edhe pas çlirimit – bashkimit të Zarës me Kroacinë, u përpoqën që gjuha shqipe të mësohet në shkollën e Arbneshit, si lëndë, por kjo e drejtë nuk iu lejua. Dihet sa vështirësi ka pasur për t’u fut në shkolla shqipja në Kosovë, e lëre më për një komunitet të vogël, i cili ishte i pa fuqishëm vet të ndikonte, kur nuk ekzistonte vullneti i shumicës si dhe ndikimi i fuqishëm i elementit serbë në polici e parti komuniste në Zarë e Kroaci që sigurisht e ka kundërshtuar mësimin e shqipes në shkollë të Arbneshit.

 

Gjithashtu edhe kryerja e shërbimeve fetare në kishën e arbëreshëve zakonisht bëhej nga priftëritë kroatë e të tjerët. Ndërsa kuadrot fetare arbëreshe shërbenin kudo pos në Arbëresh. ”Nga shënimet e Mijo Qurkut, për shekullin e 18-të e të 19-të (prej vitit 1734 e deri më 1903), mësojmë se prej 17 famullitarëve, sa kanë shërbyer në kishën e Arbneshit, vetëm katër kanë qenë arbëreshë, kurse të gjithë të tjerët kroat” (Zeqirja Neziri & Aleksandar Stipçeviçi “Historia dhe Bibliografija e Arbreshëve të Zarës”, EkoRitmi, Shkup, 1997, faqe 38). Po ashtu mungesa e gazetave në gjuhën arbërishte (edhe pse pati përpjekje të nxirret gazeta “Zani i Shqytarit”) nga Luçi Pavo Rela, Marushiq etj. Iniciativa dështoi, edhe pse thuhej për shkak të mungesës së mjeteve financiare sigurisht kanë ekzistuar edhe pengesat politike kundër këtij veprimi kombëtar të tyre. Mos ekzistimi i klubeve të mirëfillta arbëreshe, e jo si ato që ishin ose pro kroate ose pro italiane. Sigurisht këta faktorë do të ndikojnë në dobësimin e qenies arbëreshe dhe në përshpejtimin e asimilimit të tyre. Pushteti popullor i ish-Jugosllavisë – i shpërngulë arbëreshët Pas Luftës Dytë Botërore qyteti i Zarës nga një zonë e lirë që i përkiste Italisë, i bashkëngjitet Kroacisë, përkatësisht Jugosllavisë. Por as pushteti komunist kroat nuk iu krijuan kushte për ta ndihmuar ruajtjen e identitetit të këtij komuniteti të vyeshëm, por ka qenë i interesuar ta prish homogjenitetin e tyre, dhe ta dobësoj qenien e tyre etnike.

Natyrisht se ka pasur edhe aso elemente por duhet kihet parasysh se kroatizma më e theksuar ishte te arbëreshët se kudo në Dalmaci, të prirë nga Pavo Luqi Rela, udhëheqësi i partisë radikale kroate të drejtësisë në Arbnesh etj. Pushteti i komunist i ashpër i ndëshkoi arbëreshët më 1945 duke i pushkatuar me qindra. Shkrimtari arbëresh Ivica Gjovani Mateshiq – Jeremija e paraqet këtë gjë mirë në vargje: Në skaj të qytetit, 1945, vdekje, ishin me qindra duar lidhur me tela Arbneshi vend i vejushave, i varfërisë e i të vuajturve Në skaj të qytetit përsëri shpresa Arbneshi qëndron… vend i ekzistimit tim Kjo ndikoi pastaj edhe në shpërnguljen e arbreshve, siç thoshin ata në të gjitha anët: Amerikë, Australi, Zelandë e deri në tokën e ftoftë (Grelandë) por më së shumti në Italinë fqinje. Dramturgu i njohur arbëresh Josip Rela, në letrën dërguar Jashar Rexhepagajt (Rexhepagiqit) të datës12 shkurt 1962 tregon për shpërnguljen e gjysmës së arbëreshëve, por shprehet më but dhe paraqet një reagim emocional, shpreh dhembje e keqardhje, por nuk e akuzon pushtetin komunist për kërcënimin dhe etiketimin e arbëreshëve, sepse i ka ditur mirë pasojat që do të pësonte ai. Por mendoi se është i mjaftueshëm citati i nxjerr nga kjo letër ”Punuam dhe bëmë çmos të dëshmojmë se nuk jemi italian, por arbëresh, shqiptarë, vetëm t’i ndalim këtu. Themeluam shoqërinë kulturore-arsimore, organizuam shfaqje të ndryshme etj., në mënyrë që të mbeteshin këtu, mirëpo organet tona lokale nuk i kuptuan përpjekjet tona, kështu që jo vetëm nuk na përkrahën, por edhe na mbathën të pa qena dhe na ftuan në përgjegjësi” (Josip Rela, Vepra II, Prishtinë, 1971, fq. 252).
Edhe faktori ekonomik e bëri të vetën, kështu që numri i arbëreshëve vazhdimisht shënonte rënie. Mosbesimi është shpreh në shumë dimensione, paralagja e Zarës, Arbneshi më së fundi i është përmirësua infrastruktura.

 

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400