Ce soir (1939): Ja kërkesat e Italisë fashiste që Mbreti Zog refuzoi para pushtimit të Shqipërisë

10:50 / E premte, 12 Janar 2018

 

Gazeta franceze, “Ce Soir”, ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°3, gjashtë kërkesat e Italisë fashiste për të sunduar Shqipërinë, të refuzuara asokohe nga Mbreti Zog.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell përmbajtjen e tyre për lexuesin shqiptar :

“Dibër, 10 prill. – Një personalitet shqiptar dha detajet e mëposhtme mbi kërkesat italiane të refuzuara nga Mbreti Zog, Qeveria dhe Parlamenti i Tiranës përpara pushtimit.

Këto ishin kërkesat në vijim, të cilat pasqyrojnë regjimin që Italia i rezervonte Shqipërisë së mundur :

1.Të drejtën për të zbarkuar forca ushtarake në çdo kohë dhe kudo në territorin e Shqipërisë;

2.Mbikëqyrje dhe kontroll nga autoritetet ushtarake italiane në të gjitha punët publike shqiptare: fortifikimet, rrugët, urat, portet etj.;

3.Garantim të të gjitha të drejtave civile të gëzuara nga shtetasit shqiptarë për italianët që jetojnë në Shqipëri, duke përfshirë gjithashtu të drejtën për të qenë deputet, ministër, etj.;

4.Heqjen e Ministrisë së Jashtme, interesat shqiptare jashtë vendit do të përfaqësohen nga punonjësit diplomatikë dhe konsullorë italianë;

5.Emërimin e sekretarëve të përgjithshëm italianë në të gjitha ministritë shqiptare;

6.Ministri italian në Tiranë do të jetë anëtar i qeverisë shqiptare dhe, nga ana tjetër, ministri shqiptar në Romë do të jetë anëtar i qeverisë fashiste.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400