‘Çmendet’ historiani nga Tirana: Shqiptarët s’kanë ekzistuar kurrë, u krijuan nga turqit (Video)

20:15 / E mërkure, 02 Maj 2018

 

Historiani me gradën doktor të mbrojtur në Firence, Itali për nacionalizmin shqiptar Olsi Jazexhi ka dhënë një intervistë për një televizion në Maqedoni, të mbushur me deklarata anti-shqiptare dhe teza sllave kundër Shqipërisë dhe Kosovës.

Në emisionin ‘Vo Centar’, Jazexhi ka thënë se Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte shqiptar, por greko-bullgar.

Madje ai ka deklaruar se shqiptarët janë një komb i shpikur nga turqit, ndërsa Kosova ka qenë e banuar nga serbët ortodoksë përpara se të mbërrinte Perandoria Osmane.

Por edhe gazetari maqedonas u hapit nga përfundimet e tij anti-shqiptare, saqë e pyeti në një moment nëse ishte vërtet shqiptar.

Disa nga deklaratat e Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas:

Skënderbeu ishte një luftëtar serbo-bullgar dhe familja e tij kishte prona në Shqipërinë e sotme. Austro-Hungaria vendosi ta bëjë hero të shqiptarëve.

-Shqiptarët ,si maqedonasit dhe grekët janë kombi i ri. Në kohën kur Skënderbeu zhvilloi luftën nuk ekzistonin shqiptarët.

-‘Albania’ ishte term që i referohej Kroacisë dhe Malit të Zi.

-Përpara ardhjes së Perandorisë Osmane, në Kosovë shumica e njerëzve ishin serb ortodoks, në Maqedoni gjithashtu. Në Shqipëri shumica e tomponimeve janë sllave. Me ardhjen e turqve filloi islamizimi dhe albanizimi.

-Shqiptarët kanë asimiluar sllavët.

-Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllehe.

-Nuk ka tre shtete shqiptare në Ballkan. Kosova është e dominuar nga mafia.

-Ibrahim Rugova ishte një agjent i Vatikanit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400