Deputetët e torturuar dhe të pushkatuar nga Enver Hoxha në shkurt 1948

10:43 / E hëne, 05 Shkurt 2018

 

Në fillim të shkurtit 1948 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje në procesin e dytë ndaj grupit të deputetëve. Organizimi i këtij procesi është diskutuar edhe gjatë takimit të korrikut 1947 të E.Hoxhës me Stalinit. Sipas diktatorit të Shqipërisë, “lufta ndaj armiqve të brendshme zhvillohej e ashpër”, por çdo ditë dilnin “armiq të rinj”. Hoxha akuzon “dorën anglo-amerikane” dhe H.Fultzin.

Gjatë bisedës, del edhe fakti do bëheshin dy gjyqe, një i hapur në shtator 1947, e tjetri i mbyllur në janar 1948. Ndryshe nga procesi i parë ndaj grupit të deputetëve, ku shumica nën presion të jashtëzakonshëm i “pranoi” akuzat, në procesin e dytë, shumica e të pandehurve nuk i pranoi ato, pavarësisht se u vu nën tortura të rënda.

U dënuan me vdekje, pushkatim: Riza Dani (63 vjeç, ish-deputet), Faik Shehu (48 vjeç, ish-deputet), Islam Radovicka (49 vjeç, ish-deputet), Syrja Selfo (35 vjeç), Uan Filipi (46 vjeç), Hilmi Hysi, (35 vjeç), Hasan Reçi (43 vjeç).

U dënuan me dënime të ndryshme: Arif Gjyli (ish-deputet), Isuf Hysenbegasi, Kostandin Boshnjaku (ish-deputet), Demir Kallaratin, Bexhet Shehu, Adem Beli, Hivzi Kokalari, Mestan Ujaniku, Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Nexhmi Ballka.

Bashkëlidhur, fotot e Arif Gjylit sipër dhe Hasan Reçit poshtë, pas torturave në hetuesinë komuniste.

Image

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400