Disa nga vrasësit e gjenocidit në Çamëri (foto dhe emra)

11:58 / E mërkure, 11 Janar 2017

është Vasil Ballumi, vrasësi i patriotit të njohur çam, Jasin Sadikut, si dhe pjesëmarrës në genocidin e ndodhur në Çamëri në 1944.

Ndërsa në këtë foto është oficeri i EDES, Konstandinos Gjeorgjiu, i njohur si Koço Nikolla, i cili ka vrarë me dhjetëra pleq, gra dhe fëmijë çamë.

Konstandinos Gjeorgjios është vrasësi i Tefik Qemalit nga Karbunari dhe Ahmet Qazimit dhe është pjesëmarrës në genocidin e ndodhur në Çamëri në 1944.

Fotoja e tretë paraqet oficerin e lartë të ushtrisë EDES, Kristos Stavropulos, pjesëmarrës në genocid. Ai ka nënshkruar ekzekutimet pa gjyq të qindra shqiptarëve në Çamëria 1944-1945.

Në vitin 1953 Stavropulos u zgjodh kryetar i Gjykatës së Lartë të Greqisë.

* Marrë nga libri i historianit Arben Llalla me titull “Kolaboracionistët grekë projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400