Emri i shtetit të Maqedonisë dhe roli i shqiptarëve

21:09 / E martë, 05 Qershor 2018

 

Shqiptarët janë vetpërjashtuar nga diskutimet me qeverinë e Greqisë për gjetjen e një emri të përshtatshëm dhe të pranueshëm për shtetin e Maqedonisë. Ata nuk janë përjashtuar për shkak të ndonjë strategjije politike, por e kanë gjetur veten të papërgaditur për të diskutuar tema me karakter historik e identitar.

Shqipërisë i takon më shumë se çdo shteti tjetër ballkanik që të interesohet për emrat e krahinave dhe fiseve të vjetra të këtij rajoni në gadishullin ilirik. Emrat si Iliri, Epir, Maqedoni, Thraki dhe emrat e krahinave e fiseve përbërëse të tyre, kanë të bëjnë drejtpërdrejt me identitetin e shqiptarëve, shumë më shumë se sa që kanë të bëjnë me identitetin e grekëve të vjetër e të ri, apo të sllavëve të jugut, por shqiptarët prodhojnë më shumë histori se sa mund të konsumojnë dhe përballë problemeve madhore ekonomike, problemeve të shtetndërtimit, të mungesës së nacionalizmit dhe problemeve që hasin në rrugën e tyre gjatë integrimit europian, atyre nuk u intereson edhe aq e vërteta historike, sepse nuk kanë kapacitet të merren edhe me të. Ndjehen të mjaftueshem vetëm me emrin e fundit që u ka mbet si shqiptar, pa u interesuar për rrënjët e identitetit të tyre kulturor, aq më pak për ruajtjen dhe promovimin e tij. Sytë i mbajnë vetëm kah e tashmja, të padurueshëm për të ardhmen, dhe janë të gatshëm të zhveshen nga çdo lloj identiteti, të japin gjithçka nga vetja, vetëm e vetëm që të arrijnë një siguri fizike të përkohshme dhe pasuri momentale. Pra, shqiptarët vazhdojnë të mendojnë vetëm se si të mbijetojnë, prandaj nuk reagojnë, nuk protestojnë, nuk kërkojnë llogari, derisa t’ju cenohet mbijetesa fizike momentale. Gjithçka që ka të bëj me kulturën, me historinë, me demokracinë, me funksionimin e shtetit, me luftën kundër korrupsionit, dhe me shumë faktor tjerë të rëndësishëm për funksionimin me sukses të një kombi, shqiptarët i anashkalojnë, sepse përballë mbijetesës, gjithçka tjetër ju duket finesë e parëndësishme. Me të njëjtën qasje kalon edhe problemi identitar, kulturor dhe politik, ndermjet shtetit të Maqedonisë dhe atij të Greqisë, edhe pse shqiptarët do të duhej të luanin rolin kyç në këtë kontest.

Identiteti shqiptar në opinionin publik sllav dhe grek

Nëse ndjekni debatet e opinionit publik grek dhe sllav në lidhje me kontestin e emrit të Maqedonisë, qoftë ato nga njerëz profesional ose jo, do të vërejmë se sllavët e Maqedonisë i përmendin rrënjët shqiptare në Greqi kur i sulmojnë grekët; e njëjta ndodh edhe me grekët kur i shfrytëzojnë rrënjët shqiptare në Maqedoni për të sulmuar sllavët. Shqiptarët qëndrojnë anash sikur nuk ndodh asgjë, sepse nuk kanë guxim intelektual dhe shkencor për të mbrojtur atë që u takon. Këtë dobësi, politika dhe profesionistët shqiptar, mundohen ta fshehin duke u shtirur sikur nuk duan të armiqesohen me fqinjët, nuk duan të bëhen pengesë e shtetit të Maqedonisë për integrim euro-atlantik dhe sikur ky kontest në mes Greqisë dhe Maqedonisë nuk është i vlefshëm për qyteterimin e tanishëm, prandaj gjoja se nuk ju takon ndërhyrja.

Kërkesa a natyrshme që shkenca i bën politikës

E vërteta shkencore nuk njeh kompromiset politike, e as hatërmbetjet. Ajo është kokfortë dhe qëndron në edukimin dhe kulturën e popujve, për aq sa ata interesohen për të vërtetën, prandaj unë më poshtë do të citoj disa autor librash që janë marr me identitetin e maqedonëve antik dhe vazhdimësinë e atij identiteti te shqiptarët, sa për të ilustruar kërkesën e natyrshme që shkenca i bën politikës për të nxjerr në pah të vërtetën historike, përderisa sot flitet në emër të saj:

– Dr. Anastasia N. Karakasidou, në librin e saj Fields of Wheat, Hills of Blood: Passages to Nationhood in Greek Macedonia (1997), vëren se në debatet për Maqedoninë, historikisht nuk janë përfshirë trashëgimtarët legjitim, shqiptarët, por uzurpatorët. Anastasia është marrë shumë me identitetin maqedonas. Ajo zhvlerëson pretendimet greke e për më tepër sllave për një trashëgimi maqedonase të lashtësisë dhe i’a dedikon atë pa mëdyshje shqiptarëve, duke u shprehur se i gjithë konflikti që është zhvilluar dhe vazhdon të zhvillohet edhe sot, është i privuar nga shtrati historik i lashtësisë. Ajo mori një numër të madh kërcënimesh me vdekje nga ana e një organizate të krahut të djathtë në Greqi. Në të njëjtën kohë gazeta greke “Stohos”, e përshkroi si një “armike të popullit grek”, duke botuar edhe adresën e saj në Selanik si dhe numrin e targës të automjetit të saj https://www.facebook.com/photo.php?fbid=476556512392123&l=6ac0436d42;

– Anna Di Lellio në librin e saj The case for Kosova: passage to independence (2006), duke cituar historianin bizantin Laonikos Chalkokondylis për të treguar rrethanat historike, shkruan: “nuk ka popull tjetër që mund të identifikohet me maqedonët, më shumë se shqiptarët” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=333731240007985&l=27374eb6dc / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374350410342&l=8f802d474f;

– Daniele Farlato dhe Jacobo Coleto në Enciklopedinë Illyricum Sacrum, shkruajnë: “Bashkësia (universi) Ilire përfshinë këto krahina: Iliricum, Dalmacia, Epiri i ri, Liburnia, Japidia, Istria, Karnia, Panonia, Rhetia, Norikumi, Mesia, Skytia, Thrakia, Dacia, Dardania, Maqedonia, Prevalisi, Thesalia, Epirusi i vjetër, Akaja dhe Kreta.” https://www.facebook.com/media/set/?set=a.909464012434702.1073741846.100001133356751&type=1&l=6b0c1fd408 / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=909464049101365&l=457b5d4e75;

– Encyclopædia Britannica jep të dhëna të diskutimeve moderne për identitetin thrako-ilir të maqedonëve antik https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196588067055637&l=1a1d901793;

– National geographic (1931): “Kështu, duke u shtyrë mbrapa, fiset ilire, epirote dhe maqedonase u bashkuan në atë që gjeografia moderne e njeh si Shqipëria.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=216071025107341&l=6db2b66c0d;

– M. Th. Houtsma, në First encyclopedia of Islam (1913-1936), shkruan: “Maqedonët u tërhoqën në malet e Albanisë, ku u bashkuan (shkrijnë) në popullin që ishin të së njëjtës farë e fis” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=379768055404303&l=5b52bde7fa;

– Paulist Fathers, Making of America Project, në librin Catholic world (1921): “Deri vonë është menduar se maqedonët dhe epirotët ishin dy fise greke, por tash shkenctaret besojne se asnjëri nga ta nuk ishin grek, por të parët e shqiptarëvehttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374823743628&l=1f44e61607;

– United States Bureau of the Census, William Chamberlin Hunt, Edwin Munsell, në librin Separate denominations, history, description, and statistics (1916), shkruan: “Kishat e kësaj bashkësije (ortodokse shqiptare) përfaqësojnë në Amerikë atë që mbahet si raca më e vjetër ekzistuese në Evropë, pasardhësit e maqedonasve, ilirëve dhe epirotëve, të cilët ishin pasardhësit e pellazgëve.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374900410287&l=86a8d85f85;

– United States, Goverment Printing Office, Congressional serial set (1911): “Shqiptar dhe Arnaut janë e njëjta gjë (ekuivalent). Deri në shekullin 15 ata nuk janë thirr si shqiptar, por si ilir, madje edhe si maqedon.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=333731240007985&l=27374eb6dc;

– Henry Noel Brailsford, në librin e tij Macedonia: It’s Racës and Their Future (1905), shkruan: “Nga popujt (racat) që banojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të cilësohen si autokton; Kolonitë greke asnjëherë nuk kanë qenë më shumë se sa qendra tregtare në bregdetë. Nuk ka të dhëna se brendësia rurale e territorit të ketë qenë e banuar ndonjëherë me grek” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196372893743821&l=e54597c88e;

– Journal of the royal Anthropological Institute of great Britain: “Ne mund të themi me një siguri të plotë se shqiptarët modern, arnautet, ose Albanët, janë pasardhës të drejtëpërdrejt të ilirëve dhe maqedonëve.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196375473743563&l=7793a538fc;

– Johann Georg von Hahn në Albanesische Studien (1854), nxjerr këto përfundime: 1. Epirotët dhe maqedonët, në kohën e Strabonit (gjeografit të anticitetit), ishin jo-grek apo barbar; 2. Epirotët, maqedonët dhe ilirët ishin farë e fis; 3. Epirotët dhe maqedonët ishin thelbi i racës Tireno-Pellazgjike; 4. Ilir=Pellazg në sensin më të gjërë të fjalës; Në faqen 12, Von Hahn në mënyrë specifike e përcakton ndarjen e sotme të toskërishtes me gegnishten, si ndarja në mes epirotëve dhe ilirëve. Pellazg, për të ishte baraz me ilir; Poashtu, nga i njëjti autor: “Territori i Lepenacit, me përjashtim të rajonit të burimit të tij dhe të grykëderdhjes së tij, banohet vetëm nga shqiptarë andaj edhe ky bashkë me Karadakun dhe grykën e Moravës së sipërme, midis Gilanit e Vranjës, që banohet vetëm nga shqiptarët përbën një linjë lidhëse të dytë thjeshtë shqiptare midis Dardanisë dhe mëmëdheut. Përgjithsësisht në gjetëm se elementi shqiptar jo vetëm që e kalon malin Sharr (Skardus), sepse Tetova, pellgu i burimit të Vardarit është një qark i përzier shqiptaro-bullgar, por që arrin deri në grykën e parë të Vardarit, në jug të Shkupit deri në bregun e djathtë të këtij lumi. Siç duket, bullgarët banojnë vetëm jashtë trekëndëshit të formuar nga Vardari, Treska dhe vargu i Goleshnicës, kurse brenda kësaj bërthame jetojnë vetëm shqiptarët në lindje të Sharrit (Skardus), që janë mbetje të banorëve të stërlashtë të shtyrë në male nga bullgarët” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279253815455728&l=01eecfc0d7 / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=730552530325852&l=4ec224023d;

– Michal Kopecek, në librin Discourses of collective identity in Central and Southeast Europe (2006) e citon studiuesin Johann Georg Von Hahn (autorin e Studimeve shqiptare): “Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, që jetonin prej në kohërat para-historike në Epir, Maqedoni, Iliri, Greqi, dhe Peleponez dhe një territor të madh të Italisë. Në Greqi, pellazgët kanë mundur ta adoptojne gjuhën helenike, kur popullsia helene erdhi ta dominoj popullsinë pellazge, perdeirsa gjuha e vendit ka mund të mbijetoj ndaj invazionit bullgar ndaj Maqedonisë dhe invazionin serb ndaj Ilirisë. Në Shqipëri, Ilirinë e jugut dhe Epir, popullsia pellazge i ka rezistu asimilimit nga popupllsia sllave.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373043743806&l=9e2a1a853f;

– John Shea, në librin Macedonia and Greece the struggle to define a new Balkan nation (2007), shkruan: “Qendrat e fuqisë ilire në Maqedoninë e ulët ishin në Vergina nga Haliacamon dhe në të dy anët e Vardarit nga Gevgjelia. Ilirët e tjerë morën kontrollin e luginës së mesme të Strymonit dhe fushës bregdetare, duke përfshirë edhe vendin e Amphipolis. Ilirët nuk u kombinuan për të formuar një fuqi të centralizuar. Në lindje të ilirëve ishin thrakët, kufijtë me të cilët shpesh ishin të papërcaktuar. Është gjithashtu e mundshme që dialektet thrake dhe frigjiane, kanë një ngjajshmëri me gjuhën shqipe.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196372993743811&l=76f1158aa7;

– Josephus Nelson Larned, Donald Eugene Smith, Charless Seymour, në librin The new Larned History for ready reference, reading and research, shkruajnë: “Albanët ose arnautet, që e quajnë veten shqiptar, mendohet se janë mbetje të racës (popullit) se madhe thrake, që nën emra të ndryshëm, konkretisht si pajon, epirot dhe maqedon, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Greqisë.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196375473743563&l=7793a538fc;

– Robert Gordon Latham në librin Elements of Comparative Philology (1862), shkruan: “Ky është shqiptari, epiroti, arnauti, ose shqiptari i Shqipërisë, me tingujt e tij të ashpër. Gjuha e tij ishte e ilirëve të vjetër (në sensin grek të fjalës); ndoshta edhe gjuha e korpusit të maqedonëve; ndoshta edhe gjuha e gjithë Greqisë antike; një gjuhë që është folur shumë më në veri, në lindje, dhe veri-lindje, në krahasim me kufijt e sotë; me fjalë të tjera, është një gjuhë që ka mbijetuar” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279254155455694&l=9d47bdfaaf / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=372627486118360&l=bdf5330b24;

– Edgar L. Wakeman, në librin The current Issues 238-252 (1888), shkruan: “Shqipja ishte gjuha e ilirëve të lashtë, shumicës së maqedonasve dhe ndoshta e gjithë Greqisë, shumë përtej kufijve të tanishëm” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374720410305&l=20e5d8b7bb;

– Lady Mary Wortley Montagu, Baron James Archibald Stuart-Wortley-Mackenzie Wharncliffe, në librin The letters and works of Lady Mary Wortley Montagu (1835), shkruan: “Nga të gjitha regjionet që kam parë, ai i Arnaoutisë (Shqipërisë) me duket më i veçantë. Ata janë autokton në Arnaoutlich (Shqipëri), në Maqedoninë antike, dhe ende ruajnë diçka nga guximi dhe trimërija, edhe pse e kanë humbur emrin si maqedonhttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=196375517076892&l=22c06aba38;

– Wadham Peacock, në librin e tij Albania, the foundling state of Europe (1914), shkruan: “Tre shtetet shqiptare, Iliria, Epiri dhe Maqedonia, u çuan kunder Romës, të udhehequr nga Filipi i Maqedonisë” Nga i njëjti autor, në librin e tij The Wild Albanian (1913), shkruan: “Burrat që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi, ishin stërgjyshërit e shqiptarëve…” Po aty: “Në mes të shkrepave të paarritshme në anën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, përballë me detin Adriatik, mbetjet e popujve të vjetër autoktonë të Ilirisë, Epirit, Maqedonisë dhe Thrakës, janë mbajtur për shekuj kundër dyndjeve të përsëritura të keltëve, gotëve, serbëve, bullgarëve dhe turqve. Ashtu si malazezët të cilët zotërojnë pjesën veriore të maleve të tyre, shqiptarët kanë qenë mundur dhe kanë parë fshatrat e tyre të digjen e familjet e tyre të masakrohen, por ata asnjëherë nuk kanë qenë të pushtuar përfundimisht. I vetmi dallim është se ndërsa shqiptarët kanë qenë në mbrojtje të qëndresave të tyre për shumë gjenerata përpara se sllavët e Malit të Zi të vinin nga jugu i Danubit, ata kurrë nuk kanë pasur fatin e mirë, ose mund të ketë qenë edhe zgjuarsia, për të siguruar një literaturë reklamuese vërtetë të fuqishme.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196372933743817&l=0710efbc96 / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196375180410259&l=91db355efb;

– Edwin E. Jacques, në librin Shqiptarët: një histori etnike nga parahistorija deri në ditet tona (1995), shkruan: “Simbolin e shqiponjës e morri mbretresha Olimpia nga Epiri në Maqedoni, dhe djali i saj Aleksandri i madh e beri të njohur ketë simbol në botën antike. Nuk është e habitshme se përse këta njerëz nuk e quajnë veten Alban, por shqiptar, popull i shqiponjës, apo bijtë e shqipes”; Në faqen 110, autori shprehet: “Vdekja e Aleksandërit të Madh shënoji përfundimin e bashkimit të shkurtër të tre mbretërive shqiptare: Maqedonisë, Epirit dhe Ilirisë”; Në një paragraf tjeter, autori e merr të mireqenë edhe argumentin e Pashko Vases për emrin e Matit në Shqipërinë e sotme dhe emrin e Maqedonisë antike: “Kur njerëzit janë të shtyrë që të migrojnë, ata bartin me vete emrat e vjetër të krahinave ku kanë jetuar, në ato krahina tjera ku vendosen. Kështu emri Maqedonia në antikitet quhej Emathia (ne shqip E madhja), dhe kur pellazgët u detyruan të tkurren në territorin e sotëm të Shqipërisë, ata e riemëruan vendin malor të Matit si Emathia. Virgjili na thotë se e njëjta ndodhi edhe me heronjtë e Trojës kur emigruan në Butrint, dhe arbereshët kur emigruan në jugun e Italisë” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196372970410480&l=547e26bdcd / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374590410318&l=b38f30f781 / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373177077126&l=ff3db2fd62 / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=730552493659189&l=11a6d216ac;

– Abraham Coralnik në librin Across the Great Divide (2005), shkruan “Gjuha shqipe, që mendohet se është folur nga Aleksandri i Maqedonisë dhe nga Akili” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374787076965&l=29da7a3f44;

– Sir William Gell, në librin The topography of Rome and its vicinity (1846), shkruan: “Aborigjenet, në perzierjen më të hershme me pellazgët, janë quajtur Casci (Kaski). Nëse mund të vërtetohet se pellazgët kanë folur, dhe me siguri që po, gjuha e epirotëve (që duket se ka qenë e njëjtë me maqedonishten, thrakishten dhe frigjishten, prindërit e gjuhës moderne shqipe), është emri prej nga ka ardhur, Cast (kasht) në shqip, që në hebraishte është Casc.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374880410289&l=0a4619236a;

– Nga fjalorët e kohës së mesjetës, fiset ilire si Parthinët (Albanët) dhe Bullionët cilësohen edhe si maqedon. Kruja si qytet i Maqedonisë. Konkretisht në Historia natyrale, nga Di Gaius Plinius Secundus, Lodovico Domenichi (1573); Dictionarium Latinohispanicum, et vice versa Hispanicolatinum, nga Antonio de Nebrija; Novum lexicon geographicum, nga Philippus Ferrarius, etj. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373220410455&l=70e8a498b4;

– John Philip Morier, në librin Memoir of a campaign with the ottoman army in Egypt (1800), shkruan: “Trupat që u ngritën në More, Epir, Albani dhe Maqedoni, janë të njohur nën një emër si Arnauthttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374403743670&l=934741b7d1;

– Edward William Lane dhe Reginald Stuart Poole, në librin The Genesis of the Earth and of Man (1860), shkruan: “Dega e dytë është thrakishtja dhe ilirishtja. Gjuha e epirotëve dhe maqedonëve bën pjesë në ketë familje, që tash prezantohet në ato vende nga shqiptarët, gjuha e Albanëve ose e Arnautëve.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373133743797&l=f2d3d8b0f4;

– Morris. H. Turk, në librin The Journal of race development (1910), shkruan: “Mendimi i përbashkët i studiuesve është se shqiptarët e kanë prejardhjen nga raca e lashtë Pellazge, raca më e vjetër e Europës. Më në veçanti, shqiptarët konsiderohen të jenë pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë me një përzierje maqedonasish në lindje dhe epirotësh në jug. Kështu që shqiptarët, me të drejtë mund të pretendojnë të jenë një nga racat më të vjetra dhe më të pastra në Europë; dhe kjo është e vulosur më tej nga fakti se ata janë një komb tejet i fuqishëm.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374997076944&l=70bfab7d7f;

– Stephen Denison Peet dhe J. O. Kinnaman në librin The American antiquarian and oriental journal (1881, ribotuar në 2018), shkruajnë: “Pellazgët kanë qenë të shpërndarë në të gjithë Greqinë dhe Peleponez, mbi 8 ishuj të Egjeut, në Thesali, në brigjet e Maqedonisë, Thrakise dhe Azisë së vogël. Ata kanë folur një gjuhë që nuk ka qenë greke, por populli më vonë u helenizua nëpër disa krahina. Fliger mendon se ata ishin ilirët, ose të parët e shqiptarëve të sotëm.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374927076951&l=b4a3e5f598;

– Johann Joseph Ignaz von Döllinger dhe Nicholas Darnell, në librin The Gentile and the Jew in the Courts of the Temple of Christ (1862, ribotuar në 2015), shkruajnë: “Dhe tash nga të gjitha këto familje të mëdha thrake, një herë aq të famshme dhe të fuqishme, dhe aq të shpërndara në të gjithë gadishullin thrako-ilir dhe Azi të vogël, e gjitha kjo ka mbijetuar vetëm te shqiptarët e paktë në Epir dhe Maqedonihttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373310410446&l=1a631f0121;

– Thomas Swinburne Carr, në librin The history and geography of Greece (1838), shkruan: “Straboni thekson se fiset antike të Epirit, flasin dhe shkruajn të njëjtën gjuhë, të njëjtën veshje me maqedonët, dhe kanë shumëçka të perbashket me ta. Pasardhësit e tyre modern, arnautet, ose shqiptarët…” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=333731240007985&l=27374eb6dc;

– Conrad Malte-Brun, në librin e tij Universal geography: or a description of all parts of the world, shkruan se shqiptarët vijnë prej fiseve ilire, të cilët kishin folur një gjuhë “të lidhur/ të afërt / të përbashkët” me atë të pellazgëve, dardanëve, grekëve dhe maqedonasve. Megjithatë, duke i identifikuar shqiptarët si ‘ilir’ dhe gjuhën e tyre si në thelb ‘pellazgjike’, atëherë gjuha shqipe është e lashtë, e rëndësishme dhe një lidhje e dallueshme në zinxhirin e madh të gjuhëve pellazgo-helenike. Konkretisht nga Malte-Brun: “Fjalët në shqip janë më të afërta me ato të dialektit Aeolik që nuk ndryshojnë rrënjësisht nga gjuha e vjetër e pellazgëve, që u përzi me maqedonishten e lashtë, thesalishten dhe beotishten, kështu që gjuha shqipe mund të jetë pjesërisht e njëjtë me një gjysmë-dialekti grek që u fliste para kohës së Homerit”. Poashtu ai flet edhe për invazionin serb mbi Maqedoninë: “Inavazioni i serbëve: Ata mbetën për një kohë në Maqedoni, ku qyteti i Servitzës është ende një monument i pushtimit të tyre dhe më pas u vendosën në brigjet e Moravës dhe Drinit. Disa prej tyre megjithatë nuk u larguan nga Maqedonia…” I madhi Malte-Brun, përmend edhe disa fjalë të maqedonishtes se vjetër që sot rruhen në shqip, si Krios, Lunar, etj. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=332986603415782&l=8d91989319 / https://books.google.mk/books/content?id=Z0QBAAAAYAAJ&pg=PA193&img=1&zoom=3&hl=en&sig=ACfU3U29pj7umRRq7isdVIoqQH1tzl7aOw&ci=31%2C210%2C890%2C744&edge=0 / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373333743777&l=22bd054fbb;

– Giuseppe Crispi, në librin Memoria sulla lingua albanese, shkruan: “Straboni kur përshkruan etnitë jo greke të Europës, ai shton se pas Thesalëve dhe Maqedonët quhen Maliesi që rrjedh nga shqipja mal, malësi dhe malësor. Edhe qyteti Mallosa në Thesali e ka të njejtin kuptim. Nga gjithçka që kemi thënë deri me tani, nuk është e veshtirë të thuhet se gjuha maqedone është kryesisht gjurmë e idiomit të gjuhës shqipe dhe duke qenë ndryshe nga gjuha greke, maqedonishtja duhet të dallohet nga greqishtja, për aq sa dallohet sot shqipja nga greqishtja, dhe grekët nuk e kuptojnë shqipen sot ashtu si Heleni nuk e ka kuptuar maqedonishten e vjetër” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374203743690&l=69055cc733;

– Michele Marchiano, në librin e tij Relique e Vestigi dell’Antico ceppo glottico Albanese e Parentela delle lingue Traco-Macedo-Illiriche (1908), bën lidhjen e rrënjëve të fjalëve shqipe me ato thrako-maqedono-ilire. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373697077074&l=7b454557e9 / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373830410394&l=c3ddf645c8 / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373807077063&l=d7ba9a165b;

– Nga Royal Historical Society (Great Britain), në librin Transactions of the Royal Historical Society (1882), shkruhet: “Në kohën e Greqisë antike, Thrakia, Maqedonia dhe Epiri janë shënuar si popuj jo grek (barbar). Deri të Danubi dhe në të dy anët e Bosforit ishte ky popull barbar. Migrimi helen e bëri vendin kryesorë në Hellad… ata u perziejn me vendasit por pjesët veriore ngelen ta pandikuara. Maqedonia mbeti barbare, madje edhe shkrimtarët romak kanë regjistruar fjalë barbare në gadishullin ballkanik. Edhe sot në disa ishuj të largët haset gjuha shqipe.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374513743659&l=01dba7e7e8;

– Karl Otfried Müller, në librin The History and Antiquities of the Doric Race (1839), shkruan: “Nga këto fakte, mendoj se mund të konkludohet me siguri se maqedonasit i përkisnin racës ilire; Thesalia, ashtu si Maqedonia, ishin, ashtu si paraqiten, të racës ilire; Në mënyrën e veshjes se mantelit, mbajtjes së flokëve, poashtu edhe nga dialekti i tyre, maqedonët kanë një ngjajshmeri të madhe me ilirët, dhe është evidente se maqedonët i perkasin popullit ilir; Fushat e Emathisë, krahina me e bukur e vendit, janë të banuara nga pellazgët, që sipas Herodotit, nga ata janë të banuara edhe Krestoni mbi Chalcidice, ku kanë ardhur nga Thesalia. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373510410426&l=311a8b4305;

– Johann Gottfried Herder, në librin Outlines of a Philosophy of the History of Man (1800), shkruan “Mbetjet e ilirëve të lashtë, thrakëve dhe maqedonasve, (që janë) shqiptarët, vllahët dhe arnautët. Këta nuk janë të huaj, por raca të vjetra europiane: një herë ishin popuj udhëheqës, tani ata janë një grumbull i hutuar i popujve dhe gjuhëve të ndryshme” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373987077045&l=65077423d0;

– James MILLINGEN në librin Ancient coins of greck cities and kings (1831), shkruan “…Maqedonia dhe Iliria si rrjedhojë e marrëdhënieve natyrore ekzistuese midis dy vendeve, dhe prejardhjes së tyre të përbashkët” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374040410373&l=97dc821514;

– Sydney Smith, Lord Francis Jeffrey Xhefri, Macvey Napier, në librin The Edinburgh Review: Or Critical Journal (1821), shkruajnë: “M. Sonnini gjeti maqedonasit, tani shqiptarë, në një gjendje të hapur revoltash kundër Portës” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374100410367&l=061a6b66d7;

– Varj Letterati në Biblioteca italiana ossia giornale di letteratura scienze ed arti, vol. 43 (1836), shkruan: “Gjuha e epirotëve, ashtu si Straboni thotë, është njëjtë me atë të Maqedonëve, ashtu si sot është gjuha e shqiptarëve… Të gjitha këto të dhëna na bëjnë të kuptojmë se gjuha shqipe në kohërat antike është folur në një territor shumë me të gjërë se sa që flitet tani, në vendet që janë në perandorinë Osmane dhe perandorinë Ilire. Poashtu, alfabeti që sllavët e morrën, duket më i përshtatshëm për tingujt e shqipes” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374157077028&l=3da4cbc325;

– George Finlay, në librin e tij A History of Greece- The Greek revolution (1877), shkruan: “Shqiptarët janë pasardhës të drejtëpërdrejte të atij populli, ku përfshiheshin fiset epirote dhe maqedone. Sipas disa arkeologeve, Aleksandri i madh duhej të kishte folur një dialekt të vjetër të shqipes në festat e tij të çmendura me oficeret e tij maqedonas.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374250410352&l=fcfb1656e8 / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196375580410219&l=ed2e9b22fb;

– Christo Anastas Dako, në librin Albania: The Master Key to the Near East, shkruan: “Përderisa maqedonasit, epirotët dhe ilirët martoheshin midis tyre, ata kurrë nuk e bënin këtë me grekët.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374280410349&l=87f3709b9e;

– Në kronikat bizantike të Theophanes (vitet 810-815), shkruhet: “Qyteti i madh ilir i Selanikut” (Selaniku gjindet në territorin e Maqedonisë antike). https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374313743679&l=9277780a33;

– Teodor Momsen, në librin e tij Storia di Roma (1903) shkruan: “Epirotët trima, shqiptarët e antikitetit, të gjithë u shtrënguan rreth tij, me besnikëri të trashëguar dhe entuziazëm të freskët tek i riu me shpirt të gjallëruar – “shqiponja” ashtu siç e thirrnin atë; Në realitet, askush nuk ishte më i madh se Pirroja për ta vendosur kurrorën mbretërore të Filipit dhe Aleksandrit.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374530410324&l=f6b2d19abd;

– Barthold Georg Niebuhr, në librin Lectures on ancient ethnography and geography- comprising Greece and her colonies, Epirus, Macedonia, Illyricum, Italy, Gaul, Spain, Britain, the north of Africa, etc. (1853, ribotuar në 2017), shkruan: “Mali i Olimpit ishte quajtur si qendra e zotave, sepse ishte në qender të popullit pellazgjik, që duhet ta themi se ishte i shtrire edhe shumë më gjërë në veri; Ashtu si në veri, në i gjejmë edhe maqedonët si popull pellazg, poashtu në pjesën qëndrore, ndermjet Aksiusit (Bardharit/Vardarit) dhe Strymonit, i hasim Paonët, që sipas Herodotit ishin pjesë e teukranëve trojan, që ishin aq pellazg sa që ishin Siçelët.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374957076948&l=1626c7570e;

– Edward Daniel Clarke, në librin Travels in various countries of Europe, Asia and Africa (1815), shkruan “Monumenti i Demosthënës mbeti gjatë rrethinave të tempullit në shekullin e dytë. Ky ishull është tetëmbëdhjetë milje në perimetër: tani është i banuar nga ata pasardhës të maqedonasve të lashtë që quhen Arnaut.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=333731240007985&l=27374eb6dc;

– Universiteti i Dublinit, libri The Atlantis (1862): “Shqiptarët në pergjithësi shihen si pasardhës të ilirëve, të cilet kanë formuar një familje të gjërë popujsh, që në kohërat antike kanë banuar vendin në lindje dhe veri-lindje të bregdetit Adriatik, madje edhe në Azinë e vogël, prej të cileve getët, dakët, mezët, maqedonët, epirotët në Europë, dhe lidët, kerianët, frigjët, etj, në Azinë e vogël.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374557076988&l=6d801d34ef;

– Josiah Gilbert Holland, ‎Richard Watson Gilder, në librin (1925), shkruajnë: “Përpara se të ekzistonte Greqia, apo të ëndërrohej për një Romë, malësori shqiptar, i quajtur gjatë historisë në mënyra të ndryshme si pellazg, ilir, e maqedonas, ngjiste malet shqiptare. Ngjitej e ngjitej, dhe nën strehen e natës, gjeti prehje. E nëpërmjet mësimeve të rrepta e të ashpëra të nevojave të mishit, gjakut e nervave, ai krijoi urtësinë. As autoritetet shëndetësore, as komisionet sanitare, as mjekët e mençur e të ditur nuk u ngritën për ta mësuar atë. Ai u edukua (mësoi), dhe kalonte nëpër kohë – dhe ato ishin kohërat – prej ku zbriti tradita, e mbuluar me ceromoni, e qëndisur me fraza të panumërta nderi dhe përgjigjeve me nder, zakonit të lavdishëm, të shëndoshë dhe të ndjeshëm të pritjes së një udhëtari të lodhur, zjarrin, këmbët e zhveshura, dhe kafen.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1415685358479229&l=ef18d04e49;

– Historia e Herodotit (1862): “Ata, megjithatë, nuk ishin të kufizuar vetëm në ato tre shtete që u përmenden. Atika ishte pellazgjike në periudhen e saj të hershme dhe pellazgët duket se kanë vazhduar popullsinë ilire të Maqedonisë.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374673743643&l=783fa3ef55;

– Charles Anthon, në librin A manual of Grecian antiquites with numerous illustrations (1854), shkruan: “Vendet si Maqedonia dhe Epiri ketu janë të përjashtuara, si vende jo-helenike që ishin, ose, me fjalë tjera, që nuk ishin të banuara me racën (popullin) helen.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374673743643&l=783fa3ef55;

– Philip Smith, në librin A history of the world from the earliest records to the present time (1866), shkruan: “Ne jug të ketij zinxhiri Thrakia, Maqedonia, dhe pjesët jugore të Ilirise, shtrire nga Deti i zi dhe Bosfori deri në Adriatik, vende të banuara me raca (popuj) johelenike, por të lidhur ngusht me historinë e Greqisë” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374673743643&l=783fa3ef55;

– The Missionary review, volume 43, Princeton Press (1920): “Shqiptarët prezantojne racën me të lashte që jeton në Ballkan, që kanë jetuar nëpër malet e tyre të zeza që nga kohërat që nuk mbahet mend. Ata formojne një kombësi të veçantë dhe vijnë nga dega me e vjetër e familjes arjane. Ata janë pasardhës të drejperdrejt të ilirëve, maqedonëve dhe epirotëve të vjetër, që rrjedhin nga pellazgët.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374720410305&l=20e5d8b7bb;

– Sir John Alexander Hammerton në librin People of All Nations: “(Gjuha shqipe) Nuk është as greke dhe as sllave. Ka një gramatikë mjaft të komplikuar ariane, dhe si themel të saj, pa dyshim, ka gjuhën e lashtë ilire, të folurën e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Straboni, i cili shkruante në shekullin e parë pas Krishtit, na thotë se të dy popujt flasin të njëjtën gjuhë. Ndaj kësaj gjuhë, shqiptari qoftë i krishterë apo mysliman, është mbërthyer me një dashuri dhe këmbëngulje që ka diçka heroike. Më kot janë përpjekur grekët, serbët dhe turqit që ta shkatërrojnë atë.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196375043743606&l=11277ab6cc;

– Joseph K. Greene, në librin Leavening the Levant (1916), shkruan: “Aleksandri i Madh, pushtoji Azinë me 25.000 ushtarë shqiptar.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279258785455231&l=70202c2c0c;

– Gottlieb Wilhelm Leitner, George Roy Badenoch, Oriental Institute (Woking, England): “Aleksandri i madh ishte i racës shqiptare. Emri kombetar i pellazgëve është shqiptar = bijte e shqipes. Troja ishte pellazgjike, në të dy anet edhe të rrethuarit edhe ata që i rrethonin, ishin fise pellazgjike” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374613743649&l=22a8f38a30;

– Konrad Bercovici, në librin The incredible Balkans (1932), shkruan: “Eshte me shumë se e mundshme që Aleksandri i Maqedonisë të ketë origjine shqiptarehttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=196374773743633&l=e969ecdf8a;

– Henry Fanshawe Tozer, në librin Researches in the Highlands of Turkey: Including Visits to Mounts Ida, Athos, Olympus, and Pelion, to the Mirdite Albanians and Other Remote Tribes (2004): “Heronjtë historik të Shqipërisë janë Aleksandri i madh, Pirroja dhe Skënderbeu dhe në kohërat moderne, nëse është e lejueshme të përmendim një që në njëfarë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj-Ali Pasha” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=197434680304309&l=1a8a5a4516 / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196373237077120&l=437455603f;

– Isaac Don, në librin The resurrected nations; short histories of the peoples freed by the great war and statements of their national claims (1919), shkruan: “Skenderbeu nuk ishte i pari udhëheqës i madh ushtarak që kishte prodhuar Shqipëria. Qysh herët, në vitin 1225 B.C, shqiptarët kishin një mbret luftëtar me emrin Hyll. Aleksandri i Madh mendohet nga disa se ka qenë shqiptar. Pirroja, ushtaraku më i madh i kohës së vet, ishte një shqiptar. Shumë prej udhëheqësve më të shkëlqyer të ushtrive të popujve të ndryshëm të Ballkanit, ishin prej gjakut shqiptar.” https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279258592121917&l=d079a737f1;

– Të përmendim edhe një autor shqiptar, konkretisht Marin Barletin (njeriu që përjetoji luftërat e Skenderbeut), i cili shkruan: “Njerëzit, kur shikonin atë rini luftarake dhe kur shikonin atë lule burrash rreth Skënderbeut, nuk u dukej aq çudi që fuqitë e Muratit ishin thyer prej arbërve. Me të vërtetë ishte kthyer përsëri shkëlqimi i lashtë i Maqedonisë dhe dukej se kishin ardhur prapë, ashtu siç ishin dikur kohët tanimë të harruara të Aleksandrit dhe të Pirros.” (Barleti, vep. cit. f. 285 https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/241429945952525;

– Edhe vet Skenderbeu njihej si princi i Epirit dhe Maqedonisë. Madje në letrën që ai i shkruan princit të Tarantos, e riafirmon veten si pasardhës i Aleksandrit të Madh dhe Pirros të Epirit, konkretisht këto ishin fjalët e asaj letrë, që e hasim në shekullin XV nga shkrimtari francez Pagnel, në librin e tij THE TURKS AND THE HISTORY OF SKANDERBEG: “Për më tepër, ju ofenduat popullin tonë dhe e krahasuat me “dele shqiptare” dhe sipas zakonit tuaj mendoni për në me terma fyes. Siç e treguat dhe vetë me dijet tuaja të mangëta, ju nuk keni ndonjë njohuri mbi racën time. Të parët e mi ishin nga Epiri, nga ku lindi Pirro, forca e të cilit nuk mundi të mposhtëj nga përpjekjet e Romakëve. Ky ishte Pirro, të cilin Taranto dhe shumë vende të tjera të Italisë e mbështetën me ushtri. Unë nuk kam nevojë të flasë për epirotët, ata janë burra shumë herë më të fortë se tarantinët tuaj, një lloj specie burrash të lagësht që kanë lindur vetëm për peshkim. Nëse ju doni të thoni se Shqipëria është pjesë e Maqedonisë, unë mund të pohojë se shumë nga paraardhësit tanë ishin fisnik që shkuan larg deri në Indi nën komandën e Aleksandrit të Madh duke i mundur të gjithë ata popuj. Nga ata burra rrjedhin këta që ju keni quajtur dele. Por natyra e gjërave nuk ka ndryshuar: Përse burrat tuaj ikin nga sytë këmbët përpara këtyre ‘deleve’?“ https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279254722122304&l=f774b627c6;

Nuk dëshiroj të paraqes me shumë materiale për perkatesinë etnike të Aleksandrit të madh që e nderlidhin me idenentitetin e sotëm shqiptar, sepse nuk më duket me rëndësi përkatësija etnike vetëm e një personaliteti, prandaj kam paraqitur më shumë referenca që flasin për identitetin etnik të maqedonëve të vjetër në pergjithësi dhe lidhjen e tyre të drejtëpërdrejt me shqiptarët e sotëm, por nëse jeni të interesuar edhe për përkatësinë etnike të tij, mund të lexoni në këtë album, ku mund të hasni edhe autor tjerë që nuk i kam përmend më lartë, si Lou Giaffo, Edith Durham, George H. Blakeslee, G. Stanley Hall, George Fred Williams, Lewis Vance Cummings, Rebecca West, Fletcher Pratt, Lord Byron, Leslie White Hopkinson, Sarah B. Pomeroy, Charles Alexander, Robinson, George Willis Botsford, Joseph Ward Swain, Ulrich Wilcken, John Maxwell O’Brien, etj.: “…and what about ancient Macedonia?” https://www.facebook.com/media/set/?set=a.196367803744330.45871.100001133356751&type=1&l=8cb8d31179;

Përse shqiptarëve u takon të interesohen përtej emrit Albania/Epir?!

Në historinë e popujve të ndryshëm ndodh që një emër gjeografik të bëhet emër etnik i popullit që jeton aty, dhe anasjelltas, një emër etnik të emërtohet nga vendi gjeografik ku jeton ajo etni. Ka edhe raste kur një fis i vjetër emëron një bashkim më të madh fisesh nën emrin e vet, apo anasjelltas, një bashkim fisesh, ta emëroj një etni. Te fiset dhe vendet e shqiptarëve të vjetër, i kemi patur të gjitha këto raste, në kohë dhe hapësirë të ndryshme.

Gjeografikisht, emri Albania/Epir, asnjëherë nuk e ka përfshi territorin e gjithë shqiptarëve, me saktë, territorin e të parëve të shqiptarëve. Albania do të thotë Malesia (nga latinishtja, një vend i mbuluar me bardhësi, vend me borë, vend malor). Epir poashtu do të thotë vend i epërm, ashtu siç nënkupton edhe emri Albania. Epiri (i poshtëm/i epërm) dhe Albania, janë emra të barazvlefshëm (ekuivalent). Të parët e shqiptarëve kanë qenë autokton edhe në Maqedoni, Thesali, Dardani, Dalmaci, Moezi, Daci, Thraki, etj. dhe këto vende asnjëherë nuk janë quajtur në tanësinë e tyre si Albania ose Epir, madje edhe emrat kulturor, fisnor, fetar dhe etnik, i kanë marr nga ato vende që përmenda. Formësimi i emrit shqiptar dhe Shqipëri, është bërë në kohën kur pjesët e pa asimiluara, të pa tjetersuara të këtij populli dikur të madh, kishin mbetur/mbijetuar në malet që nisin nga gjiri i Artës në lindje, deri në Dalmaci në veri, e deri të malet e një pjesë të vogël të Maqedonisë në lindje, të një pjesë të vogël të Dardanisë në veri-lindje dhe në kufi me Thesalinë në jug-lindje.

Cornelis De Jode – 1593

Pra, vetëm në malësi/Albani ose Epir (vend i epërm), prandaj emri Shqipëri ka vazhdu të përdoret si i barazvlefshëm (ekuivalent) i emrit Albania ose Epir, dhe emri shqiptar si i barazvlefshëm (ekuivalent) i emrit Albanian ose epirot. Megjithatë, si vende të shqiptarëve, me saktë, si vendet e të parëve të drejtpërdrejt të tyre, historikisht konsiderohen deri aty ku ata ishin autokton, pra edhe jashtë kufijve gjeografik të Albanisë (malësisë)/Epirit (vendit të epërm). Prandaj, asnjëherë nuk do të gjeni një hartë të një Albanije të vjetër, apo një Epiri të lashtë, që do të përfshijë të gjithë territorin e të parëve të shqiptarëve, sepse Albania/Epiri është vetëm Malesia. Hartat e Albanisë/Epirit të vjetër, asnjëherë nuk e kanë përfshi të gjithë territorin e të parëve të shqiptarëve, por vetëm një pjesë të tij. Janë këto shkaqe që përmenda me lartë, e jo si në rastin e pushtimeve, që rezultojnë me harta të ndryshme ku herë e hasim Maqedoninë si pjesë të Albanisë, dhe anasjelltas, ku Albania është pjesë e Maqedonisë.

Përfundimisht, emrat më të përshtatshëm që mund të propozohen nga shqiptarët, dhe që përputhen me të vërtetën historike e atë identitare të vendasve që jetojnë sot në Maqedoni, janë: Dardano-Maqedonija, Paeono-Maqedonija (ose Pajono-Maqedonija), Iliro-Thrakija, Emathia e veriut (North Emathia), apo Mati i veriut.

Nëse shqiptarët duan që emri i Maqedonisë të bazohet vetëm sipërfaqësisht në identitetet e sotme të këtij rajoni, pa mos hyrë në histori, atëherë emri i ri i shtetit mund të jetë Albanosllavia.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400