Gjergj Kastrioti sipas historianit francez Germain Lefèvre – Pontalis

16:32 / E enjte, 18 Maj 2017

 

« Skënderbeu sipas disa llogaritjeve mund të ishte 40 vjeç. Ai ishte një atlet i zgjuar, që njihte politikën dhe luftën. Forca e tij fizike ishte e jashtëzakonshme. Luftonte gjithmonë krahëhapur, në krahun e tij të djathtë kishte shenjën (tatuazhin) e një shpate. Me armën e ftohtë, ai bënte që kokat të fluturonin dhe i çante kalorësit…

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Të shumtë janë autorët e huaj të cilët janë interesuar dhe kanë shkruar për jetën e Gjergj Kastriotit. Ndër ta mund të përmend Jacques Lavardin (1621), Margherita Sarrocchi (1623), Nicolas Caussin (1653), Giovani Antonio Summonte (1675), Stephan Zannowich (1779), Charles Didier (1844) dhe Camille Paganel (1855).

Kësaj liste i shtohet gjithashtu historiani francez, Germain Lefèvre – Pontalis (1913) me veprën e tij « Un héros albanais, Scanderbeg », i cili përshkruan mjaft bukur princin e Matit dhe mbretin e shqiptarëve.

Ja si shprehet autori për heroin tonë kombëtar :

« Skënderbeu sipas disa llogaritjeve mund të ishte 40 vjeç. Ai ishte një atlet i zgjuar, që njihte politikën dhe luftën. Forca e tij fizike ishte e jashtëzakonshme. Luftonte gjithmonë krahëhapur, në krahun e tij të djathtë kishte shenjën (tatuazhin) e një shpate. Me armën e ftohtë, ai bënte që kokat të fluturonin dhe i çante kalorësit…

…Njohuria e mjediseve turke i ofronte atij burime të pafundme. Ai kishte një përvojë të gjatë të luftës që i mjaftonte Shqipërisë dhe manovronte me mjeshtëri një ushtri që mesa duket nuk i ka tejkaluar kurrë 15.000 veta.

Në betejë, për fatkeqësinë më të madhe të armikut, ai gjendej aty ku nuk duhej të ishte, aty ku është e pamundur të jesh. Vendbanimet i mbronte nga jashtë, duke ardhur rreth e rrotull kampeve të pushtuesve ; që i uriste dhe i shkatërronte.

Gjatë një çerek shekulli, jeta e tij ishte një udhëtim me shpatë. Pas rënies së Konstandinopojës, ai e mbajti akoma të paprekur Akropolin e tij të Krujës. Vdiq i lirë me një copë toke shqiptare të pavarur dhe katolike.»

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

* Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/la-gazette/gjergj-kastrioti-sipas-historianit-francez-germain-lefevre-pontalis/

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400