Grekët mbrojnë Skënderbeun: Luftoi pushtuesit, jo kundër islamit

16:59 / E hëne, 26 Shkurt 2018

 

Mediat greke i kanë kushtuar jehonë debatit për mbulimin e monumentit të Heroit Tonë kombëtar, Skënderbeut, më rastin e Kurban Bajramit.

Mediat grekeNë një shkrim të gjatë, “Kathimerini” shkruan se debati ishte i zjarrtë dhe pasi ballafaqon të dyja palët, komenton se fanatikët myslimanë shqiptarë nuk e duan Skënderbeun.

Gjithashtu, “Kathimerini” vëren se shteti shqiptar bëri sehir në këtë ndodhi. “Fanatikët myslimanë shqiptarë nuk e duan Gjergj Kastriotin, i cili është Heroi Kombëtar i shqiptarëve.

Lufta që ai bëri ishte kundër pushtimit otoman dhe jo kundër fesë islame. Por myslimanët fanatikë shqiptarë mendojnë se ai luftoi kundër fesë.

Ata mendojnë se Skënderbeu ishte mosmirënjohës ndaj Perandorisë, e cila e stërviti dhe i dha tituj”, shkruan “Kathimerini”. Ajo gjithashtu vëren se shteti shqiptar bëri sehir.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400