Historianët, Mbretëresha Britanike Elizabet, Pasardhëse E Drejtpërdrejtë E Profetit Muhamedit

20:47 / E martë, 10 Prill 2018

 

Historianët besojnë se Mbretëresha e Anglisë është pasardhëse e themeluesit të Islamit – pasi e studiuan trungun e saj familjar për 43 gjenerata para saj.
Sipas tyre, kjo e bën Mbretëreshën e Anglisë pasardhëse të largët të Profetit Muhamed.

Gjetjet u publikuan për herë të parë më 1986 nga Burke’s Peerage, një autoritet britanik, shkruan Daily Mail.

Por, ato u rishfaqën përsëri pasi një gazetë marokene tha se e ka gjurmuar trungun familjar të Mbretëreshës deri tek Profeti.

Sipas gjetjeve të tyre, linja e gjakut e Elizabetës II shkon përmes Earl të Cambridge në shekullin 14, nëpër gjithë Spanjën myslimane mesjetare, e deri te Fatimja, vajza e Profetit.

Edhe pse kjo mohohet nga disa historianë, të dhënat gjenealogjike të Spanjës së hershme mesjetare gjithashtu mbështesin pretendimin dhe janë të vërtetuara nga Ali Gomaa, ish myftiu i madh i Egjiptit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400