“Isha 6 vjeç kur Enver Hoxha më futi në birucë… mbaj mend të qarat dhe frikën e gogolit”

23:32 / E martë, 29 Maj 2018

 

Eugjen Merlika, i mbijetuari i Kampit të Tepelenës dhe nipi i Mustafa Krujës, i ftuar në ‘Studio e Hapur’ ka rrëfyer momente të ndryshme të jetës së tij në Kamp.

Vasili: “Jeni nipi i Mustafa Krujës, jeni rritur në një shkollë të regjimit komunist. Në atë kohë gjyshi juaj cilësohej si tradhëtar. Kur ju ngrinin në mësim si e artikulonit?”

Eugjen Merlika: “Kur isha në klasë të 6 një shoqe klase shkruajti me shkronja të mëdha emrin Mustafa Kruja. Kur hyri mësuesi sapo e pa u vrejnt dhe pyeti kush e ka bërë këtë? E fshiu dhe më pas tha ju nuk keni pse merreni me këto punë, ju vetëm mësoni dhe kaq.”

Vasili: “Kishit ndonjë version tjetër të historisë. Kur e mësuar të vërtetën për gjyshin tuaj?”

Merlika: “E kam mësuar në maturë, kur kam qenë 15-16 vjeç. Mora një imazh tjetër nga ajo që më kishte dhënë shkolla. Të plotë e kam mësuar historinë kur pata në dorë materialet që kishte lënë trashëgimi gjyshi. Aty rashë në kontakt me veprat që ai kishte lënë si trashëgim”

Vasili: “Mustafa Kruja vazhdon të jetë një nga figurat mëtë goditura në komunizëm. Kush ishte Mustafa Kruja”

Merlika: “Ka qenë çlirimtar i pavarësisë, një njeri që është përpjekur gjithnjë për të mirën e Shqipërisë. Në fillim ka qenë nacionalist i bindur që kishte si synim zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë. Ka shkruar një fjalor të gjuhës shqipe që fatekeqësisht ka humbur, ka qenë studiues, publiçist. “

Vasili: “Dua të flas për tradhëtarin Mustafa Kruja në thonjëza”

Merlika: “Nuk njoh tradhëtar me këtë emër, njoh atdhetarë. Ai me vërte ka bashkëpunuar me Italinë, por ka punuar në favor të Shqipërisë”.

Vasili: “Ju vjen keq që rreth kësaj figure ka akoma dritëhije?”

Merlika: “Sigurisht që më vjen keq”

Vasili: “Ju jeni i mbijetuar i Kampit të Tepelenës. Ju vijnë në mendje detaje të asaj kohe?”

Merlika: Unë kam qenë i vogël kam shkuar 5 vjeç dhe kam qëndruar 2 vite. Kam qenë atje me gjyshen dhe nënën, sepse babai dhe xhaxhai ishin në burg.”

Vasili: “Çfarë kujtoni më së shumti?”

Merlika: “Më kujtohet uria, më kujtohet terrori policor. Më kanë marrë që 6 vjeç më kanë futur në birucë, vetëm sepse i gjuajta me gurë një derri të komandës. Më kanë lënë vetëm në qeli, 6 vjeç. Unë qaja, thoja erdhi gogoli gogoli. “

Vasili: “Si ishte jeta e një nxënësi nga Kruja në kampin e Tepelenës, kishit diskriminime?”

Merlika: “Nuk mbaj mend shumë gjëra, nuk mbaj mend diskriminime nga mësuesit?”

Vasili: “Si ishin netët e festave, nata e Vitit të Ri për shembull?”

Merlika: “Nuk kishte festë aty”

Vasili: “Kanë vdekur shumë fëmijë aty?”

Merlika: “Kanë vdekur shumë fëmijë, fëmijë të vegjël zakonisht. Kur prindërit kthehehshin nga puna i gjenin të vdekur”

Vasili: “A i keni takuar xhelatët e tuaj?”

Merlika: “As nuk kam pasur kuriozitet. S’kam kuriozitet të takoj kriminela?”/Hapur.al

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400