Ja si ishte ‘Rilindja’ e parë shqiptare

22:34 / E hëne, 21 Maj 2018

 

Kjo që po kalon Shqipëria tani duhet të jetë “Rilindja” e dytë.

Sipas nazistëve, ajo e ka kaluar ‘Rilindjen’ e parë gjatë sundimit fashist. Ky koleksion me foto është realizuar nga Vilibald Koleger (1910-1943), lindur në Grac të Austrisë.

Ai ishte një publicist austriak i kohës naziste.

Libri i tij i vetëm, ‘Albaniens Wiedergeburt’ (Rilindja e Shqipërisë), Vjenë 1942, ishte një vepër propagandistike në mbështetje të sundimit fashist italian në Shqipëri.

Fotografitë e këtij koleksioni, të marra nga ky libër, vijnë nga vetë autori si dhe nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe nga Qeveria Italiane e saj kohe.

Kolegeri vdiq një vit pas botimit të librit.

Fotot janë publikuar nga faqja e studiuesit të ndjerë, Robert Elsie.

1

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400