Ja si i komandonte Titoja shqiptarët

09:43 / E shtunë, 24 Mars 2018

 

Udhëheqja komuniste e Shqipërisë merrte direktiva të qarta nga Titoja gjatë kohës së luftës.

Veç të tjerave, ky fakt vërtetohet edhe përmes kësaj letre të datës 9 tetor 1943, që mareshali Tito i dërgonte Miladin Popoviçit në Shqipëri, ku ai e porosit për një sërë çështjes strategjike të luftës.

Duke e pyetur se cila është gjendja ushtarake në Shqipëri në këtë kohë, Tito e prosit Popovicin që nëse radhët e partizanëve kanë mbërritur në disa mijëra, të krijohen brigadat e më vonë divizionet.

Titoja i kujton Miladin Popoviçit që të jetë i kujdesshëm, me qëllim që udhëheqja e forcave komuniste të mos bjerë në duart e forcave kundërshtare.

“Mos i lini të futen në punët e brendshme. Tregohuni të shquar, shfrytëzoni qenien e tyre që t’ju dërgojnë ndihma materiale, por ruhuni mos të futen në sekretet partizane e ushtarake”, shkruan në letër Titoja, transmeton A1 Report.

Titoja më tej këshillon që të krijohet Këshilli Nacional-Çlirimtar Popullor, i cili do të kryejë të gjitha detyrat, derisa të formohet qeveria.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400