Kleri dhe politika shqiptare si aleatët më të mirë  të serbëve

05:18 / E premte, 23 Dhjetor 2016

Valter Koxhaj

Dy shtyllat ideologjike -feja dhe politika- janë faktori më i rëndësishëm në garantimin e mbarë-  shkuarjes së një kombi.  Në se të dyja këto shtylla blihen atëherë ditë të zeza dhe varfëri ekstreme e pret vendin. Serbia ka ditur shumë mirë ta luajë lojën me fenë dhe politikën në Shqipëri. Ajo ka një traditë shumë të vjetër në përdorimin e fesë në favorin e saj, ndërsa ne shqiptarët as që duam t’ia dimë nga ana e përdorimit të fesë në favorin tonë. Ne, si zakonisht, shohim ëndrra me sy hapur me mirë-shkuarje  fetare….ndërsa ujku bënë kërdinë mbi delet. Serbia nuk lëshon pe për ortodoksët shqiptarë në Maqedoni dhe i trajton ata si sllavë. Askush nuk guxon të ngrejë krye  kundër kishës serbe sepse e pret fati i Negovanit. Nga ana tjetër myslimanët fanatik shqiptarë i ka shumë përzëmër   Serbia sepse duke i fuqizuar ata u tregon ortodoksëve shqiptarë ‘mos-ekzistencën shqiptare dhe botën e ndarë në ortodoksë serbë e grekë dhe mysliman ‘turceli’. Ndërsa nga ana jonë asnjë reagim për ti ndihmuar 80 000 vëllezërit shqiptarë ortodoksë në Maqedoni…bile- bile  dhe myslimanëve po u vëmë shkelmin duke i bërë turq me zor . Ky është vizioni ynë zyrtarë për kombin tone- kombin me të fjetur te Ballkanit.

Sa herë që Serbia ka ndërmarre aksione për spastrimit etnik të shqiptarëve është mbështetur tek korruptimi i klerikëve dhe politikanëve shqiptarë.      Platforma e Vaso Çubriloviçit jep  dhe detaje të hollësishme  për mënyrën dhe mjetet se si duhet të zhdukeshin Shqiptarët. Sipas Çubriloviçit kleri dhe politika shqiptare janë aleatët më të mirë për shfarosjen e shqiptarëve. Ja se si parashikon ai shfarosjen e shqiptarëve:

 

 “Në radhë të parë  është e nevojshme që për shpërnguljen e shqiptarëve të bejmë për vete klerin e tyre dhe njerëzit me influencë, me para ose me detyrim. Që t’ua mbushim mëndjen shqiptarëve që të ikin, duhet që të bëjmë për vete klerin e tyre duke e paguar. Kështu ai do të udhëheqë eksodin e tyre për në Turqi dhe në Shqipëri”.

 

 

“Tiranës ia mbyllim gojën me pará, që të mos flasë. Italia do të flasë ca, por nuk do ta dëgjojë njeri. Hitleri po shpërngul miliona vetë dhe nuk besoj se Evropa do ta ketë mendjen te shqiptarët që do të shpërngulë Serbia”. Shqipëria nuk do ta hapë gojën se paratë ia mbyllin gojën Tiranës. Italia do zemërohet disi, por nuk do ta dëgjojë njeri, ndërsa Turqia i pranon me dëshirë të madhe shqiptarët. Italia është duke u marrë me Austrinë dhe nuk e ka mendjen te ne, por i duhet pasur frikë Francës dhe Anglisë, aleateve tona, se mos ndërhyjnë dhe na prishin punë. Nëse ato  ankohen, ne duhet që të justifikohemi se siguria e rrugës Moravë-Vardar është në interes të tyre dhe se do të jetë kështu nëse aty nuk ka shqiptarë”. 

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400