Koleksion i rrallë, ja si dukej Durrësi në vitin 1914

16:02 / E premte, 29 Qershor 2018

Koleksioni i rrallë fotografik i Marchese di San Giuliano na sjell në vëmendje Durrësin e viteve 1914“>1914. Këto janë foto të cilat janë shkrepur në 6-mujorit të parë të vitit 1914“>1914 ku spikasin edhe ato të dom Nikollë Kaçorrit dhe funerali i kolonelit Tomson si dhe fotot e trazirave të asaj periudhe.

Diplomati dhe politikani italian, Antonino Paternò-Kastelo, Markezi i gjashtë i San Xhulianos (Antonino Paternò-Castello, Marchese di San Giuliano, 1852-1914“>1914), lindi në Katania të Siçilisë. Studioi për drejtësi dhe u zgjodh deputet në parlamentin italian. Nga dhjetori 1905 deri në shkurt 1906 ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë.

Në periudhën 1906-1910 ishte Ambasador në Francë dhe në Britaninë e Madhe, kurse në prill të vitit 1910 u kthye në Romë. Nga kjo kohë deri në vdekjen e tij, në tetor të vitit 1914“>1914, ishte përsëri Ministri i Punëve të Jashtme, transmeton agjencia e lajmeve “Dyrrah”.

Shumica e fotografive të këtij koleksioni janë kartolina që ai ia dërgoi njërën pas tjetrës nuses së të birit të vdekur, Maria Paternò-Castello, Marchesa di Capizzi (1881-1936), e cila për fat i ruajti.

Në fund të viteve ‘70 koleksioni u zbulua në tregun e pleshtave të Palermos dhe u ble nga diplomati italian Ferdinando Saleo (l. 1936). Ky koleksion u botua nga profesori Giuseppe Giarrizzo (l. 1927) i Universitetit të Katanias në vëllimin “Diario fotografico del Marchese di San Giuliano“, Palermo 1984, dhe nga vetë Saleo në librin “Albania: un regno per sei mesi”, Palermo 2000 (Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë 2000). Ky koleksion përbën një dokumentacion të pakrahasueshëm për Shqipërinë gjatë sundimit të shkurtër të Princ Vidit. /albeu.com/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400