Kufiri midis grekëve dhe paragrekëve

11:17 / E enjte, 22 Dhjetor 2016

 

Altin Kocaqi

Kufiri mes grekëve dhe paragrekëve mbetet ende i  pazbardhur ose më saktë i pa publikuar drejt në opinionin e shkencës së historisë. Për grekët pranohet se erdhën dhe gjetën në  ‘Greqi’  Pellazgët por koha se kur erdhën dhe koha kur humbën Pellazgët ende nuk po saktësohet për të dhënë pergjigjie të qarta. Ka aludime mes përrallave mitike dhe ëndërrimtarëve me sy hapur, monocentrik ,për një  lavdi  greke që nga mijëvjecari i dytë para erës sonë.

Historianët mes antikitetit e kanë thënë  fjalën e tyre se ‘ Luftën mitike të Trojës’ e bënë pellazgët (Thukididi).  Në kohën e Herodotit mbijetonin ende në periferi Pellazgët dhe ai i njohi nga afër si në Dodonë- të cilën thotë se e vizitoj vetë- edhe në Peleponez ku njeh se ‘Arkadhët dhe Kunurinjët’ ishin autoktonë dhe rridhnin në vazhdimësi nga Pellazgët.

Cili është mendimi i akademikëve të rinjë grek për gjuhën greke? A është ajo një gjuhë autoktone –ashtu si shohin ëndrra me sy hapur në Tiranë- apo është gjuhë e huaj:

 

“Te vetmet përfundime të sigurta që mund të nxjeri kush, nga te dhëna gjuhësore të këtij tipi (emrave vendore) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se të vinin Grekët . Gjuha greke lindi nga SHARTIMI i një bisku indoevropian mbi një trung jo grek” 
M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 23

Athina Pelazgjike në shek VI-V para Krishtit hapi dyertë për të huajët që përndiqeshin nga qytetet e tjera dhe të huajët që u grumbulluan në Athinë propozuan që…….
“Athinasit dhe te huajt që banonin në Athinë, saktë me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Joniken dhe filluan të shkruajnë Atiken”

  1. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 302

Propozimi i të huajëve bëri që ‘jonishtja’- gjuha e autoktonëve- të rreshqiste drejt atikishtes. Këtu Gorjas i ardhur nga Leondinët e Sicelisë bëri hapin e fundit:
“Perfundimisht përsoset krijimi i një shkrimi pezik të jonishtes, por rreshqitja e gjuhës së pastër Jone drejtë atikes së Jonizuar është më se e sigurtë. Hapin e fundit e bëri Gorjas me krijimin e një gjuhe Atike” 
F. R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f. 250-251

Frika nga rreziku Pers i mblidhte qyteteshtet në Athinë, e cila mori dhe drejtimin e Aleancës se Dilos. Donin s’donin në Athinë do mësonin dialektin e ri që të merreshin vesh. Ky dialekt ishte i krijuar në letër dhe mesohej në shkollë…kush e mesonte ishte Grek tanimë……
“Pas përfundimit të luftrave me Midët, udhëheqien politikoshpirtërore e mori Athina. Rreziku Pers i bashkonte grekët dhe ky bashkim favorizonte dialektin Atik. Aleanca e Athinës me qendër faltoren e Apolonit në Dilo e bënë detyrimisht Athinën qendrën e takimeve të shumë qyteteve dhe ishujve. Këtu mblidheshin dijetarë të shumë degëve. Që të bashkoheshin, ardhësit në qytetërimin pretendues Athinas, detyroheshin të adoptonin mënyrën e jetesës Athinase mbi të gjitha të përdornin me lehtësi dialektin e zgjedhur Atik. Qytetërimi i Athinës është tashmë “pritanio e diturisë” ose “shkolla e grekëve”. As lufta e pafat e Peloponezit, as therjet civile, as ngritja e forcës maqedonase nuk e ndërpreu zhvillimin e atikishtes si organ gjuhësor të gjithë grekëve. Përkundrazi Filipi II e vendosi atikishten si gjuhën e parë të shkollimit e të organizimit të shtetit të tij. Aleksandri dhe pasardhësit e aristokratëve të familjeve maqedonase ishin shkolluar në gjuhën atike. Sulmi i shkëlqyeshëm gjithë grek në lindje përhapi elenizmin deri në Baktriani. Në qytetet shumë kombëshe merr jetë thënia e famëshme e Isokratit se “Grekët janë ata që marin pjesë në shkollimin grek”. Dhe shkollim para së gjithash do të thoshte të mësoje gjuhën greke
M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f . 84

Ky është kufiri mes grekëve dhe paragrekëve. Grekët ishin ata që mesonin në shkollë një gjuhë që nuk mbinte ne buzet e popullit. Kjo gjuhe u perhap mes oborreve mbreterore dhe asnjehere nuk u be gjuha e popullit deri kur marrezia bavareze prodhoi Greket dhe Greqine.

 

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400