Kurrë të mos harojmë pabesitë dhe intrigat kundër popullit tonë nga fashistët italianë

11:10 / E shtunë, 07 Prill 2018

 

7 prill 1939-7 prill 2018(Pushtimi Shqipërisë dhe qëndresa shqiptare)

Nga doc: Odise Çaçi

Në pranverën e vitit 1939 divizionet e Hitlerit marshuan në Çekosllovaki pa gjetë asnjë kundërshtim. Edhe Mussolini vendosi të pushtoje Shqipërinë. Duçja i dha urdhër ministrit t’Italis në Tiranë, Jakomonit, për të cilën ,të gjitha pergatitjet dukej se ishin bërë nga Komanda e Flotës ,e cila kishte marrë urdhër për një skuadër luftanijesh në Taranto. Qeveria italiane kishte përqëndruar katër regjimente “bersalieresh” në Pulie, nji divizion të këmbësorisë, një fuqi të madhe bombarduesash, si dhe nji skuadër luftanijesh. Simbas ditarit të Çianos, këto përgatitje ishin bërë që më 23 mars 1939, domethënë dy javë para të Premtes së Zeze të invazionit në Shqipëri.. Mbasi Jakomoni të dorëzonte ultimatumin, simbas Ditarit të Çianos, në Shqipëri do të shpërthenin trazirat si pretekst për ndërhyrjen ushtarake të Italise. Italija kishte qëllimin gjoja për të respektuar situatën e krijuar në Mesdhe mbas Luftës së Parë Botërore, duke kontrolluar Adriatikun….
Në Shqipëri askush nuk i besoi këtyre deklaratave dhe një valë urrejtje shpërtheu anembanë vëndit kundër qëllimeve të errëtatë fashizmit, që paraqiteshin si miq dhe dashamirës. U dha kushtrimi “Atdheu në rrezik” dhe të gjithë Shqiptarët, me pak përjashtime, u treguan gati per të marrë pushkën për të mbrojtur vendin.. Çdo gjë tjetër u harrua; gjakmarrja, hakmarjet, padrejtësit, pësimet e kaq viteve u përlanë nga dëshira që Shqipëria të mos bjeri përsëri nën zgjedhën e huaj. Në ankthin e ditëve të para të prillit u farkëtua Bashkimi i Shenjtë dhe spontan i kombit shqiptar për të mbrojtur lirinë e tij.
Në Tiranë dhe në qytetet e tjerë u benë demonstrata për të protestuar kundër agresionit fashist qe po afrohej dhe për te kerkuar armatosjen e popullit. Mjerisht, ata qe e kishin sunduar popullin për kaq vjet kishin frikë nga marshimi nëpër rrugë, ku zemrimi i turmës ishte drejtuar kundër armikut të jashtëm. Regjimi policor u vu menjiherë në veprim dhe disa vet u arrestuan në Tiranë si “shkaktarë të trazimeve”,demonstruesit kishin mbajtë nji disiplinë shëmbullore për mos i dhanë shkak Italise të ndërhynte. Sikur të kishte vazhduar kjo gjendje, ishte rrezik qe të shpërthente nji konflikt i hapët në mes të popullit dhe të qeverise Zogiste.. Situatën e shpëtoi lindja e princit trashëgimtar. Efekti i mahnitëshëm i kësaj ngjarjes gazmore ishte shembja e gardhit që ndante popullin nga krerët e shtetit.
Në agimin e ditës së 5 prillit 1939 populli i Tiranës u zgjua prej gjumit nga oshëtima e topave që lajmeronin lindjen e princit trashëgimtar. Në fillim njerzia u tmerruen duke kujtuar se kishte filluar invazioni fashist. Turmat u derdhën nëpër rrugët e kryeqytetit dhe u mblodhën përpara sheshit të Bashkise. Zyrtarët eMbretit Zogu I kishin dalë në ballkonin e ndërtesës dhe mbajtën fjalime .Duke ditë se Mussolini ishte gati për të pushtuar Shqipërinë, kishte një farë ironie duke dëgjuar oratorët zyrtar që shpallnin se “Dinastija Zog ishte përjetësuar”. Por kjo dinasti të mbretëronte brez mbas brezi duhej të rezistonte deri në pikën e fundit të gjakut agresionit të jashtëm. Demonstrata për lindjen e Princit Mbreteror u kthyen në demonstrata kundër Italisë fashiste.
Për herë të parë në historin e Monarkise kangjellat e hekurta u çelën dhe populli eci përmes kopshtit deri tek shkallët e mermerta në pallatin Mbreteror.. Mbreti doli në një Dritare të Pallatit, duke përshëndetur dhe buzëqeshi. Njerëzit e grumbulluar prisnin një fjalim, por Mbreti Zogu I nuk foli asnjë fjalë.Turma shkoi poshte dritareve të Pallatit Mbretëror duke brohoritur “Duam Armë” për te mbrojtur atdheun. Demonstrata si kjo u bënë në Korçë dhe në qytetet e tjerë të Shqipërisë. Të nesërmen më 6 prill mitingjet publike filluan përsëri. Pleq dhe të rinj kërkonin të regjistroheshin si vullnetarë. Por qeveria ngurronte ta armatoste popullin . Kabineti bisedonte dhe ministrat nuk shifeshin kurrkund. Kryeministri Koço Kota i siguroi përfaqësuesit e popullit se qeveria po beënte detyrën dhe se gjendja nuk ishte fort e pashpresë. Por në ishte se qeveria kishte vendosur për të rezistuar atëhere përse mbaheshin në burg ata që ngritën Zërin të parët kundër agresionit, që po përgatitej në Romë dhe në Bari. Po të vinte puna për të luftuar, për mbrojtjen e kryeqytetit, turma, marshoi drejt qendrës së Xhandarmërise në rrugën e Durrësit ku mbaheshin patriotët e burgosur.Nën trusninë e popullit të revoltuar këta u liruan aty për aty dhe bënë një kthim triumfal në sheshin e Bashkise(Sheshi Skenderbej sot)….Mehdi Frashëri deklaroi se disa dite me parë Italia i kishte dërguar qeverisë shqiptare nji notë ku ishin formuluar disa kërkesa të papajtueshme me pavarësine e shtetit shqiptar,ku kërkohej: bashkim monetar dhe doganor në mes të dy shteteve, instalim i përhershëm i një divizioni të ushtrisë italiane në tokë shqiptare, me detyrë që të okuponte skelat dhe disa pikë strategjike gjatë kufirit tokësor. Me fjalë të tjera, Italia fashiste donte Shqipërinë si një vendbanim për tepricën e popullsisë italiane.. Kurse, në parashikim të një mundësie të tillë, shteti shqiptar e kishte ndaluar me ligj blerjen e tokave bujqësore nga të huajt. Mehdi Frashëri theksoi se pranimi i këtyre kërkesave do të thoshte mbarimin e shtetit shqiptar të pavarur, prandaj kur ishte pyetë nga Mbreti për mendimin e tij , ai kishte rrefuzim kategorik. Roma kishte ngulur këmbë, që të 17 pikat e notës së saj të pranoheshin pa asnji ndryshim. Më 5 prill, porsa u muar vesh lindja e princit mbreteror , ministri i Italisë Jakomoni kishte kërkuar përgjegjjen e notës italiane brenda 24 orëve, domethënë, se qeveria shqiptare ishte përballë një ultimatumi.
Fjalët e Mehdi Frashërit e benë popullin me krahë,vargu i demonstruesve kalonte nëpër rrugën e 28 Nendorit, veturat e legatës italiane, mbushë me njerës dhe me plaçka, kaluan në drejtim të Durrësit, gjoja për arësye, se nënshtetasit italian ishin në rrezik për t’u vrarë nga turma.
Situata po elektrizohej nga orë në orë. Nga Zyra e Shtypit te Mbretërisë shqiptare doli Komunikata, ku qeveria italiane “parashtroi kërkesa të papajtueshme me dinjitetin dhe të drejtat e nji shteti të pavarur. Mbreti dhe qeveria shqiptare nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë, koncesione që mund të venë në rrezik pavarësine politike ose tërësinë tokësore të atdheut.”
Kuptimi i kësaj deklarate ishte se Italia do ta zaptonte Shqipërinë , por së paku jo me pëlqimin e qeverisë shqiptare. Natyrisht, rezistenca do të kishte qenë shumë më e vazhdueshme dhe më e kushtueshme për i fashistët sikur qeveria të kishte armatosë popullin, i cili u ngjirë duke bërtitë për të kërkuar armë dhe të mobilizojë për mbrojtjen e atdheut.. Veteranët e Vlorës dërguan në Tiranë një delegacion, por qeveria e përcolli me fljalë se nuk na kërcënon njeri… .
Në agimin e 7 prillit, që ishte e Premte e Zezë e Kristianëve, banorët e kryeqytetit u zgjuan prej gjumit nga gjëmimi i artilerise. Ishin bateritë e luftanijeve italiane që po bombardonin Durrësin në pergatitje të zbarkimit të ushtërise fashiste. Mussolini kishte vendosur zbatimin e “grushtit” pikërisht në atë ditë zije dhe lutjesh. Asnjë morale, asnjë respekt për një grua lehonë, për fjalën e dhënë, për traktatet e nënshkruara, me 1926, 1927 , Traktatet e Tiranes, nuk e trazuan shpirtin e diktatorit fashist italian.
Oshëtimi i topave ishte si një sihariq, mbasi provonte se invazioni ndeshi në rezistencë të armatosur. Bombarduesat “ Kapron”i fluturuan në qiellin e kaltërt të Tiranës , si mjeti më i fundit që do të përdorej për zaptimin e Shqiperise.
Mehdi Frashëri kishte filluar punën, i rrethuar nga intelektualë të rinj qe shërbenin si përkthyes, ku i shpallë botës së lirë ,se nji komb i vogël po martirizohej në emër të politikës imperialiste të fashizmit italian.. Kjo ishte aq ma tepër e nevojshme pasi propaganda e Romës po mbushte botën me gënjeshta e fallsifitete mbi “enthuziasmin me të cilin ushtërija italiane qe zbriti në Durrës e gjetkë u brohoritë nga populli shqiptar”.
Mesazhi i tij kumboi në radiot e botës. Mehdi Farshëri i përmendte diktatorit fashist, Benito Musolini , fjalët qe kishte thënë: “Nuk meriton lirinë nji popull që nuk është gati me vdekë për të”
Mesazhi guximtar i Mehdi Frashërit u përkthye në gjuhët kryesore të Europës dhe u transmetua vazhdimisht me radio nga folës të imporvizuar. Forcat shqiptare, nën komandën e majorit të Xhandarmërise Abas Kupi, dhe Mujo Ulqinaku ,pritën sa zbriti në tokë një numur i madh nga fashistët dhe hapën zjarr dhe bënë kërdinë në mes të ushtarëve fashistë.Motoskafët u mbushën me njerës dhe morën drejtimin e luftanijeve. Bateritë shqiptare filluan goditjen , një gjyle ra mbi guvertën e nji luftanije dhe nji tjetër përmbysi një nga motoskafët në det. Orvatjet u përsëritën gjashtë herë pa sukses. Atëhere komanda italiane urdhëroi bornbardimin nga baterit e flotës, dhe mitralozët e mbrojtësve shqiptar u nxuarën jashtë veprimit njeri pas tjetrit.. pushtuesit fashistë kishin zenë skelën, lufta vazhdoi në rrugët e Durrësit. Luftëtarët mes tyre ,Xhandare, ushtarë dhe civila vullnetarë, kishin zënë prita në shtëpitë gjatë rrugës kryesore dhe shtinë parreshtur mbi ushtarët italian që marshonin si në paradë. Po kjo gjë, u vërtetua edhe në Sarandë, Shëngjin, Radhimë, Vlorë, Himarë , e në vise të tjerë të bregdetit: Mussolini mobilizpi 100.000 ushtarë, 180 luftanije dhe 400 aeroplanë dhe mendoi se do ta zaptonte Shqipërinë pa shkrepur asnji pushkë, duke harruar luftën e vitit 1920.. Në mëngjezin e 7 prillit agjensia telegrafike Stefani kishte përhapë lajmin “se trupat italjane zbarkuan në portet e Shqipërisë dhe u pritën me entusiasmë nga populli shqiptar”. Një paradoks i vërtetë.
Radio Tirana, dha Mesazhin e mbretit Zog drejtuar popullit shqiptar,ku e ftonte për ti rezistuar invazionit fashist. Në mbasdreken e 7 prillit gjendja u ndryshua kryekëput. U përhap lajmi se Mbreti me gjithë familjen ishte larguar së bashku me Mbretëreshen lehonë drejt kufirit me Greqinë..Një atmosferë paniku shpërtheu anekand dhe nuk mbet gati asnjeri nëpër rrugët e Tiranës.. Kush kishte nji kalë e ngarkoi me tesha dhe, duke zvarrisë fëmijë e plaka, vrapoi drejt fshatit më të afërm te Tiranës.
Trupat italiane, hynë në Tiranë, nji qytet i vdekur, me 8 prill 1939. Kaluan dyzet ditë para se të plotësohej okupacioni i tërë Shqipërisë , por edhe atëhere trupat italjane nuk e ndjenë kurrë vehten të sigurtë, sidomos jashtë qyteteve.
Opinioni publik i botës së qyteteruar e dënoi pushtimin e Shqiperise.. Shkrimtari dhe gazetari anglez Sir Harold Nikolson u shpreh i indinjuar:
“Këtyre njërëzve që kanë frikë per te pare realitetin në sy ,mund t’iu përmend se Sinjor Mussolini, duke invaduar Shqiperine , ka shkelë 7 traktate dhe marrëveshtje ndërkombëtare, dhe Britanija e Madhe ka pasë nënshkruar katër prej tyre. .. ata përdorin argumentin ,se, Shqiperia eshte nje vend i prapambetur dhe Mbreti Zog nuk ishte demokrat. “1
Fletorja Tajms, në kryeartikulhn e 8 prillit, hidhte poshtë tezën e propagandës fashisto-naziste “.. se diplomacia naziste dhe fashiste do të pajtoje invazionin (e Shqiperise) me traktatin e 1927-es. Në të vërtetë, agresioni i Mussolinit,nuk mund të pajtohet me kushtet e traktatit të 1927, ku Mussolini zotohej per te mbrojtur Shqiperine kundër agresionit të nje shteti të tretë, por ben nji shkelje brutale të shume detyrimeve te vendimeve te Konferencës së Ambasadorve me datë 9 nendor 1921, në statutin e Lidhjes së Kombeve, dhe sidomos në Traktatin Anglo-Italian të nentorit 1938. “
Zonja Zavije de Kurvile, ish-drejtori i Liceut të Korçës, mbasi u kthye në Paris mbajti një konferencë mbi pushtimin e Shqipërisë . “Në skelën e Durrësit, – tha profesori francez, – puna e parë që bënë “ngadhnjyesit” ishte të nxirte me pahir banorët e qytetit që kishin gjetë strehë në bodrumet e shtëpive për të shpëtuar nga bombardimi, për ti rradhitë gjatë molos dhe ti detyronte të bëjnë salutimin fashist.Në mbrëmjen e 7 prillit Shqipëria nuk kishte më një zë i lirë, për të, për të shpallë vullnetin e saj për të jetuar e pavarur.”
“Për të justifikuar të drejtën e Shqiptarëve për të jetuar si komb i lirë mjafton që Mbreti dhe qeveria i thanë “jo” kërkesave të Mussolinit, – vijon Z. de Kurville, – Po në ate kohë, Shqiptarët luftuan mjaft , se refuzonin nënshtrimin e huaj. A nuk janë Shqiptarët të parët që guxuan për ti thënë “jo” nji fuqie imperialiste në Europë që donte për të rëmbyer lirinë dhe për ta skllavëruar në vendin ?”
Ministri i jashtëm britanik, Zoti Çamberlain deklaroi në Dhomën e Komuneve se “Shqipëria ishte përtej zonës së interesave të Britanisë së Madhe.” …Mussolini, pra, gjeti nji aprovim të tërthortë …kur ministrija e jashtme britanike pranoi që të mbyllej Legata Shqiptare në Londër, dhe Shqipëria të përfaqësohej prej Ambasadës Italiane.
Qeverite e Turqise dhe të Egjyptit nuk e njohën aneksimin e Shqiperise dhe Legatat Shqiptare në Stamboll dhe në Kajro mbetën të hapura deri mbas luftës së Dytë Botërore.Legata e Parisit nuk u mbyll deri ditën që Franca u shkel nga Gjermanët.
Qeverija Jugosllave ndoshta priste që Çiano ti jepte Shqiperine Veriore, sipas bisedimeve , që kishte bërë në Beograd. Qeveria greke ,kryeministri Metaksas, …ngarkoi ministrin e Greqisë në Romë t’i transmetonte ministrisë së jashtme italiane mesazhin : “Jam fare i bindur se tani e tutje asgjë nuk do të ndodhi për të prishë miqësin tradicionale në mes të Greqise dhe Italisë. Një fazë e re marrëdheniesh të përzemërta dhe paqësore në mes të dy shteteve ka për të filluar prej ditës së sotme.” Kryeministri Metaksa siguroi Çianon, “se qeveria greke i njihte Italisë një rol të dorës së parë në Pellgun e Detit Mesdhe.Kjo ishte aq e vërtetë dhe e nevojshme tani që Italia u bë fqinje e Greqisë, jo vetëm në det, por edhe në tokë.
” Pra fuqite Ballkanike , fqinje te Shqiperisë mbështetën hapur fashizmin në aneksimin e Shqipërisë, por pas dy vjetësh edhe këto do bëheshin pre e fashizmit, duke humbur integritetin dhe pavarësinë.Sot në kuadër të përgatitjeve që po bën Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, i përmendim, për të mos harruar kurrë pasojat e armiqësive në Ballkan dhe të mos harrojnë kurrë se Ballkani Perëndimorë është pjesë e Evropës dhe fatin e saj e ka të lidhur me të.Evropa nuk mund të mendohet pa Ballkanin Perëndimorë.
Literatura;
____________
1. The Spectator, 14 prill 1939
2. Libri i Bardhë i qeveris greke, Londër 1942

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400