Ky është zëri normal i Hitlerit, pa bërtitjet e tij të famshme

08:38 / E hëne, 11 Qershor 2018

Një shirit regjistrimi i fshehur tregon për herë të parë zërin e vërtetë të Adolf Hitlerit. Regjistrimi është bërë gjatë një bisede me ish-presidentin e Finlandës, Carl Mannerheim, pa dijeninë e Fyhrerit.

Kjo për shkak se ai i kishte ndaluar fotografitë dhe regjistrimet e bisedave private.

Nga regjistrimi audio tregohet zhgënjimi i diktatorit nazist, pasi zbuloi se Rusia kishte ndërtuar një fabrikë që prodhonte 35 mijë tanke në vit.
Hitleri dëgjohet të thotë: “Nëse dikush do më kishte thënë se një vend arrin të ndërtojë 35 mijë tanke, unë do mendoja se ishte i çmendur”.

Ai vazhdon duke thënë se kishte shkatërruar më shumë se 34 mijë tanke.
Kjo bisedë është regjistruar nga inxhinieri finlandez i zërit, Thor Damen, që ka regjistruar afro 11 minuta të bisedës private të Hitlerit me Mannerheimin.
Qëllimi i Damenit ishte të regjistronte fjalimet zyrtare të ditëlindjeve, por ai vendosi të regjistronte edhe disa nga bisedat private të liderit nazist.

Thuhet se incizimi ka qenë e fshehur dhe është bërë publike vetëm në vitet ’50 të shekullit të kaluar.
Kur regjistrimi u bë publik, disa besuan se ishte i rremë sepse zëri i Hitlerit aty ishte tepër i butë.

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400