Mbreti që qëndroi në front vetëm 20 minuta

08:34 / E premte, 02 Shkurt 2018

 

Sipas librit të të dhënave të Guinis, mbreti që ishte sunduesi më i shkurtër i të gjithë mbretërve në histori ishte Luis Filipe III i Portugalisë.

Domethënë, më 1 shkurt të vitit 1908, ai u qëllua në rrugët e Lisbonës, në të njëjtën kohë me të atin, mbretin Carlos I të Portugalisë. Babai vdiq i pari, që do të thotë se Princi Louis automatikisht u bë mbret, transmeton InfoPress.

Djali i pafat i cili ishte vetëm 20 vjeç në atë kohë, vdiq 20 minuta më vonë duke hyrë në Guinis si mbreti me “mandatin” më të shkurtër në histori.

Pasi Mbreti Luis nuk kishte fëmijë për ta trashëguar atë, kurora i shkoi vëllait të tij më të vogël, Manuel II, nga Portugalia. Ai u rrëzua nga një grusht ushtarak në vitin 1910, pas së cilit Portugalia kurrë më nuk u bë monarki.

Mbreti Carlos I dhe djali i tij, Mbreti Lucius Filipe, janë varrosur njëri pranë tjetrit në në Lisbonë. /InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400