Pirro Dhima tanimë  quhet tradhtarë edhe nga grekët

08:22 / E premte, 16 Dhjetor 2016

Pak kohë më parë Gazeta Greke  ‘Maqelos’ kishte një shkrim të   Νίκου Φώσκολου i cili i ka shpallur ‘luftë të hapur’  Pirro Dhimës duke e quajtur atë ‘barishte shqiptare dhe tradhtarë’. Mes të tjerash i kujton Pirro Dhimës se kur votoj ‘masat shtërnguese’ gazetarët e fërshellyen duke i thirrur  ‘’Alvane, Alvane kurrë nuk do bëhesh grek’’. Fëmijët e Pirro Dhimës studiojnë në SHBA, deputet nuk u rizgjodh dhe në ushtri nuk mundë të kthehet më. Në këto rrethana ai vendosi të emigroj në SHBA për të nisur një jetë të re në stafin e peshëngritjes Amerikane. Nuk e dimë ende nëse atje do e prezantoj veten si një  ‘amerikan që shqiptarët i kishin shtypur të drejtat’ .. ..

Shkruan Niko Foskolo                                                                   Përktheu Altin Kocaqi:

 

”Fillimisht puthi këmbët e përmjera  të Venizelos për tu bërë ‘rojtarë i gjelbër’ (Deputet i Pasokut) dhe tani dezertoi e tradhtoj flamurin tonë dhe u bë një agjent e spiun i Ambasadën se SHBA

 

Pirros Dhima : barishtja nga Shqipëria. Njeriu që mori avantazhin e medaljeve të dyshimta, u bë  oficer shumë i pasur i Forcave të Armatosura edhe  politikan … dhe tani, përgatitet të largohet nga vendi që e rritii atë dhe, të zhvendoset në SHBA si konsulent i ekipit kombëtar të SHBA-së në peshëngritje. E dyshimtë …

 

Turpet dhe tradhtitë  e mëdha u përpoq për ti mbuluar me guxim të tepërt Pirros Dhima , pak para se të ikte për gjithmonë nga vendi jonë.

 

Dhe para se të na  përshëndeste përgjithmonë, e quajti të drejtë te përmendi jetën e tij në një intervistë në revistën e «Down Town» , duke thënë se ‘nuk kam përse ti jap  shpjegime askujt për asgjë’

 

I pyetur në lidhje me përfshirjen e tij në politikë, ai tha: “Së pari kam humbur punën time. Me pare isha në ushtri dhe u dorëhoqa.. Eshtë i vetmi institucion në të cilin nuk mund të rikthehesh” tha ai.

 

Në lidhje me deklaratat   se “nuk kam përse ti jap  shpjegime askujt për asgjë” . ‘’Unë mendoj se kam bërë gjënë e duhur si një shtetas grek “po ju kujtoj se ju ishit në mesin e tradhtarëve që votuan ‘masat shtrënguese’ dhe e çuat Greqinë në katastrofë dhe grekët në vetëvrasje.

 

Gjatë kohës qe plasi skandali i dopingut në ekipin kombëtar të peshëngritjes, Pirros Dhima  ishte i përziere me menaxhimin e ekipit. Dhe kur “Dream Team” u shfajësua me shpjegimin se: “Erdhën ilaçet e gabuara nga Kina”, shumë ishin ata që qeshën, ndërsa paralelisht nënkuptuan shumë….

Në protestat kundër Memorandumit III, peshëngritësi Pirros Dhima  e la auditorin kur votoi anulimin ‘Fondit te gazetarëve’ dhe u fërshëllye nga dhjetëra gazetarë që filluan ta përbuzin atë duke thirrur :

                 «Πύρρο Δήμα Αλβανέ-Αλβανέ, Έλληνας δεν θα γίνεις ποτέ»

                              ‘’Pirro Dhima,  Alvane Alvane, Grek nuk do bëhesh kurrë’’ ”

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400