Prof. Ass. Dr. Elena Kocaqi: Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918

09:02 / E shtunë, 12 Nëntor 2016

 

(Shënimi ynë: Prof. Ass. Dr. Elena Kocaqi ka studiuar me kohë të plotë në tre fakultete të Universitetit të Tiranës: Fakultetin e Historisë, Juridikut dhe Shkecave Politike.  Pas rezultateve të shkëlqyera në Fakultetin e Historisë, e përfundoj me Medalje të Artë, përfundon studimet Master në shkencën e Historisë, Doktoraturën në Institutin Albanologjis dhe ka fituar të drejtën e studimit të Doktoraturës në Shkencat Politike në Vjenë. Prej dhjetë vjetësh punon me kohë të plotë si petagoge në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’.  )

 

Prof. Ass. Dr. Elena Kocaqi

Ky është studimi i parë në Shqipëri pas 100 vitesh për administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Në libër trajtohet konflikti Austri-Italia për Vlorën dhe për integritetin e Shqipërisë politike në fillim te kësaj lufte. Vlora konsiderohej për Austrinë, me e rëndësishme se e gjithë Serbia, madje quhej porti me i rëndësishëm i Mesdheut, për shkak të pozitës strategjike. Italia pranoj të futej në luftë me Antantën, duke braktisur Austrinë, pasi Antanta me Traktatin e Fshehte të Londrës i dha asaj Vlorën dhe i premtoj pika të tjera në Adriatik.

Qeveria Austro-Hungareze që administroj pjesën më të madhe të Shqipërisë për afër 3 vjet pati dështime dhe suksese në Shqipëri. Si dështim konsiderohen mosmarrëveshjet për Shqipërinë, midis Komandës Qendrore Ushtarake dhe Ministrisë se Jashtme Austro-Hungareze dhe disa konflikte që ushtaraket shkaktuan në vend. Ministria e Jashtme kërkoi bashkimin e trojeve shqiptare të Serbisë dhe Malit të Zi me Shqipërinë, qe nuk u pranua nga Komanda Qendrore Ushtarake.

Kjo qeveri

1- Vendosi për herë të parë gjuhën shqipe në Administratën Publike. Në qeveritë e mëparshme të Ismail Qemalit dhe Princ Vidit ishte osmanishtja si gjuhë zyrtare për shkak se nëpunësit nuk dinin shqip. Shqipja u vu si kusht kryesor për punën në Administratën Publike.

2- Me nismën e Ministrisë se Jashtme u ngrit një “Komisia Letrare” për të unifikuar gjuhën shqipe, në të cilën punuan intelektualet dhe albanologët më të mirë.

3- Hapi qindra shkolla shqipe dhe vendosi arsimin fillor te detyruar për të gjithë, madje hapi kurse te gjuhës shqipe edhe për ushtarakët e saj .

4- Synonte rritjen e ndërgjegjes kombëtare tek shqiptarët dhe u lejua flamuri kombëtar dhe festat kombëtare.

5- Investoj dhjetëra milion korona nga buxheti personal i shtetit Austro-Hungarez në rrugë, ura, dhe hekurudha. Në infrastrukture punuan rreth 100 mijë ushtar austriak, 5 mijë rob luftë kryesisht rus dhe 5 mijë të burgosur. Shqiptarët nuk donin të punonin në infrastrukturë qoftë edhe me pagesë.

6- Ndaloj gjakmarrjen në një mënyre tepër origjinale. Vendosi pagesën e gjakut deri në sekuestro prone , dhe nëse kryhej vrasje pas pagesës se parave autori ekzekutohej me varje.

7- Kur u largua nga Shqipëria e lanë buxhetin e shtetit suficit prej 26 milion korona. Është e vetmja qeveri në 100 vjet që e ka lënë buxhetin suficit.

Me ketë studim i jap fund edhe botimeve për ketë periudhe. Në vazhdim do kemi tema të tjera interesante për të trajtuar.

Ju faleminderit

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400