Pse Fan Noli nuk u kthye kurrë në Shqipëri?

11:13 / E martë, 13 Shkurt 2018

Ti dhe të tjerë pleq do të ngecni, Tokën e Shenjtë kurrë s’e shkelni, Skllevër, bij skllevërish s’e meritoni, Se liri s’doni.” (Fan S.Noli. “Moisiu në mal”)

Vepra-mal e Fan Nolit, kontributi i tij për pavarësinë e Shqipërisë, themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, kulturën dhe letërsinë shqipe, cilindo do ta bënte të mendonte, se i dëbuari i madh i 1924-s, menjëherë pas luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë, do të rikthehej në vendin e tij, në piedestale të bëra gati për të dhe me kurora dafinash mbi krye.

Është folur e shkruar shumë për mundësinë dhe pamundësinë e rikthimit të “Moisiut” në “Tokën e Shenjtë”, e, megjithatë, pyetja “përse Noli nuk erdhi kurrë në Shqipëri?”, vazhdon të përsëritet.

Mallin dhe dëshirën e tij për të parë atdheun e vet dhe për të ardhur në Shqipëri e sheh në dhjetëra letërkëmbime të tij me miq, bashkatdhetarë dhe në biseda me miq e shokë.

Po këndej, nga Shqipëria zyrtare, qeveritarët e rinj të pasluftës, a donin vërtetë që Noli të kthehej në Shqipëri?

Fillimi duket tepër idilik.

Në një letër që Sejfulla Malëshova i dërgon Fan Nolit, më 27 gusht të vitit 1945, ndër të tjera, i shkruan: “Hirësi! Enver Hoxha, unë dhe gjithë Shqipëria jemi të mendjes, se ardhja juaj në Shqipëri, do të ishte një fat i madh për Shqipërinë. Kështu, jo vetëm do të kurorëzohej tërë e shkuara Juaj patriotike, por vendi ynë do të kishte në situatën e sotme, një ndihmë të madhe morale dhe politike…

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400