Republikën e Kroacis e mbrojtën 2579 ushtarë shqiptarë

12:58 / E premte, 23 Mars 2018

 

Në luftën e vitit 1991 Kroacinë e mbrojtën 2579 vullnetarë shqiptarë nga të cilët 86 kanë rënë heroikisht, 37 janë të zhdukur dhe mbi 500  të plagosur.

Sot rreth 300 shqiptarë invalidë të luftës i realizojnë të drejtat e tyre në Kroaci.

Ndërsa në Nëntor të 2017 për herë të parë është festuar edhe Dita e Veteranëve Shqiptarë të Kroacisë.

“Nga 86 shqiptarët të vrarë nëntë u vranë vetëm në Bogdanovci dhe kjo është arsyeja pse ky vend ishte zgjedhur si qendra ku për çdo vit kujtojmë ata që dhanë jetën e tyre për Kroacinë e lirë”, ka thënë presidenti i Shoqatës së Luftës Shqiptaro-Kroate Tom Kaqinari.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400