Shpërngulja e madhe serbe – Mashtrim historik

12:49 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Fahri Xharra

Serbët ardhur në kohët e vona dhe falë rrethanave historike u ngulën në këto anë por ne vazhdimësi mundohen t`a bindin botën se ishin këndej pari para se të lindej edhe vetë natyra. Rrethanat historike iu mundësuan serbëve që edhe ata të shkatërrojnë çka mundën dhe çka gjetën. Kryesorja që neve nuk mundën të na zhbëjnë e që ishte qëllimi i tyre. Se për kulturën tonë të kaluar të rrahur në valët e historisë po mundohen edhe sot e kësaj dite t`a përvetësojnë dhe t`a paraqesin si të tyre. Edhe pse për ne historia ishte njerkë, gjeografia ishte dhe mbeti nënë.

Serbia ,si mozaik i formuar nga gurët shumëngjyrësh të kombeve për rreth saj duket shumë e bukur ,por kur i analizon ato copëza që e kanë formuar e kupton se çdo gjë është e huaj. Në mozaikun e formimit si tokësor ashtu edhe historik të Serbisë ,shqiptarët janë ”zbukuruesit ” më të mëdhenj të asaj panoje ”historike”, Si shtrirja gjeografike e Serbisë ashtu edhe historia e saj janë margaritarë të vjedhur , mu nga shqiptarët.

Është për t`u përmendur një mashtrim historik i serbëve në lidhje me shpërnguljen e tyre të madhe nga Kosova në vitin 1690, Sipas burimeve serbe qëndron kjo:” Shpërngulja e parë e madhe “serbe” ndodhi në vitin 1690 nën udhëheqjen e Patriarkut Arsenije III Çarnojeviqit dhe si rezultat i tërheqjes së Habsburgëve nga tokat “Otomane” në Balkan. Kurse shpërngulja e dytë serbe gjithashtu nga Kosova ndodhi gjatë vitëve 1737-1739 nën ndikimin e Patriarkut të Pejës Arsenije IV Jovanoviqit. Në vitin 1690 Imperatori Lepoldi i I-rë iu lejoi refugjatëve që të vendosen në rrypin e Savës dhe Danubit dhe e pranoi Arsenije III Çarnojeviqin si udheqës shpirtëror të tyre” (Stefan Pavloviq :Serbia dhe Historia e saj)

Burimet na japin shifra të ndryshme i të shpërngulurve: 37 000 familje sipas manuskriptit të Manastirit të Shishtavecit të shkruar nga murgu Stefani i Ravanicës( të shkruara 28 vjet pas shpërnguljes), 37 000 familje sipas Pavle Julinacit(1765),37 000 familje sipas Jovan Rajiqit (1801), kurse • Émile Picot vjen në përfundim se ishin 35000 deri 40 000 familje pra në mes të 400 000 deri 500 000 njerzëve. Ai thot “ Ishte traditë e vazhdueshme që numërimi të bëhej me familje dhe jo me numër njerëzish” .

Akademia e Shkencave Serbe e pranon shifrën prej 37 000 familjesh të shpërngulura kurse sipas Milosh Nestoroviqit ,”Problemet etnodemografike të Kosovës dhe Metohisë” mbetën të shkreta në Kosovë mbi 36o fshatra “

“ Serbët” e shpërngulur u vendosën në Hungarinë e sotme , Vojvodinën e sotme dhe në Kroaci.

Ne luftën e koalicionit katolik kundër turqve ne luftën 1737 kane marre pjese dhe kelmendasit dhe fise te tjera te malësisë se madhe. Mbas humbjes se koalicionit kelmendasit kishin bere marrëveshje qe ne rast te humbjes te strehoheshin ne territoret e Austrisë. Kështu nga Kelmendi kane ikur 273 familje dhe nga e gjithë Malësia e Madhe rreth 3000 persona. ne Borgo Erizo, Nikinci, ne Zara, Hertovski, Zemunik te Kroacise.(Gjon Vuksani) Kjo ishte nga shpërngulja e dytë ”serbe” .

Shpërngulja “serbe”

A kishte Serb në atë kohë në Kosovë dhe në numër aq të madh? A mos ishte kjo bartje dhe largim i madh i shqiptarëve ortodoks dhe katolik nga Kosova.? Duke i analizuar marrëveshjet historike në mes të Kishës Ortodokse Bizantine dhe Otomanëve për shfarosjen e shqiptarëve atëherë na del një rezultat i kësaj shpërnguljeje si mashtrim serb për shpërnguljen serbe. Dokument i gjallë janë trashëgimtarët e atyre të shpërngulurve që gjenden edhe sot e kësaj dite në tokat e përmendura më lartë dhe që flasin ende shqip.
Por të nisemi edhe nga një fakt tjetër ; domëthënja e emrit Serb. ?

”Historiani Cek Josef Holecek (1853 Stožice – 1929 Praha) thotë: Emri serb u morr pas shekullit të mesëm dhe s`ka lidhje me etninë Serbe , qe pas shkekullit XX grupi religjioz te fesëOrtodokse te Ballkanit e formuan këtë emër Serb për etninë që sot quhen Serb .

Emri Serb ishte emër kyç vetëm për ortodokset e jo për përcaktim të një etnie , kemi mijëra të dhëna historike për këtë , shkruan Josef Holecek. Shkojmë më tutje, Stojan Novakoviq (1842-1915) :Nuk ka dyshim që ortodoksët janë quajtur Serb dhe nuk kishte etni serbe dhe as që ekzistonte-(“Prvi osnovi slovenske književnosti medu balkanskim Slovenima”,Beograd 1893. ,Stojan Novakovic)

Diplomati Rus Giljferding ::.Deri në mesin e shekullit XIX ke vene re se të gjitha kombet qe e kishin fenë ortodoxe quheshin Serb .http://montenegrina.net/pages/pages1/is … o_u_cg.htm. Vuk Karadžic ne vitin 1834 ishte ai i cili e detyroi Njegoshin që të sajon një etni Serbe :Autori , Ljubomir Nenadovic . Profesori i Shkollës së madhe të Beogradit Vladimir K ,me 1887 shkruan: ”

Simo Matavulj në librin e tij “Bilješke jednog pisca” Beograd 1939, shkruan :”Serb janë quajtur vetëm Ortodokset dhe i ishte vetëm vendi i përkatësisë fetare Ortodokse . ”Mark Milani shkruan:” Fisi Kuqi u shkapërderdh sepse morën ryshfet nga turqit për vetë tradhti si për shembull Lul Palpllumbi ,turk i fashtit Ledinë ; Pal Leka , latin i fshit Bankani; si dhe Punan Deda (Dedin) serb i fshatit Berovë,Beqo Saviqev serb nga fshati Leva Reka.. Që të katërtit kanë marrë pare me kapuç nga turqit” (Atdhetari Shkup)Serbit i është e rëndësishme të quhet i krishterë dhe i krishterë ortodoks dhe shkon aq larg sa që nuk e dallon fenë me kombësinë kështu që ai quan serb çdonjërin vetëm pse është ortodoks,( Serbija 1887)

Bëhet zbërthimi ,latini pra katolik ,turku-musliman dhe serbi – ortodoks .pra që të katërtit të fisit Kuqi. Kurse Kuqët nuk ishin as latin as turq e as serb. Pra emri Serb ishte emër kyç vetëm për ortodokset e jo për përcaktim të një etnijeje , kemi mijëra të dhëna historike për te shkruante Josef Holecek

Të shkojmë më tutje “Serv” në gjuhën e bizantine është një fjalë që do të thotë “rob” “tzerboulianous” do të thotë ata që veshin veshje të varfra , . Serbët kanë qenë të quajtur kështu për shkak se ata kanë qenë skllevër të perandorisë bizantine. Serb dmth rob e thotë edhe Ismail Kadare.

Dhe kjo është një tezë tjetër, për vërtetësinë e te cilës unë nuk kam dyshim. Serb do te thotë rob, serve, shërbëtor, skllav, servant. Vete emri i tyre, tregon qe nuk janë etni natyrore, por besimtare te grumbulluar rreth një besimi te caktuar. ( Atdhetari Shkup)
“Vërtetë historia ka nevojë për dokumente thotë publicisti Arben Llalla ., por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”.

Duke i analizuar edhe pikturat e kohërave të ndryshme të shpërnguljes së madhe ”Serbe” pra ortodokse shohim që Kosova u zbraz nga rreth 400 mijë shqiptar ortodoks. Paramendoni rritjen natyrale dhe llogaritni. E gjithë kjo falë turkut ,pardon Otomanëve.

Më duhet të shtoj se manipulimet historike vjedhje e paskrupullta të serbëve e ilustron edhe kjo” Libri Kosovo nekad i danas ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416 e shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme gjindet në themelet e një Kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e Ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm Siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. …(Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 – 1878)

Manipulimet e tyre kanë qenë aq të mëdha sa që edhe n në ditët e sotit e kemi të vështirë t`i kundërvihemi. Aq më tepër kur edhe pseudo historianët që punojnë me udhëzime na e turbullojnë edhe më shumë mundësinë e sqarimit të plotë të një historije të vjedhur pa fije fytyre,
Serbia e tashme u bë një territor ku serbët nuk ishin as 1/4 e popullsisë.

( Foto.: autori Paja Jovanoviq , “Velika seoba srba “ origjinali e kishte flamurin kuq e zi )

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400