Si u shemb me dinamit kisha ku është kurorëzuar Skënderbeu (VIDEO)

12:08 / E premte, 12 Janar 2018

 

Në vitin 1967 me urdhër të Mehmet Shehut u shemb me dinamit kisha ku është kurorëzuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Vaun e Dejës.

“Krimi më i madh ndaj një historie të kombit. Kisha ku është kurorëzuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Vaun e Dejës shkatërrohet me dinamit në vitin 1967 me urdhër të Mehmet Shehut”, ka shkruar Simon Shkreli.

Kisha ku eshte kurorezuar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ne Vaun …

KISHA E SHEN MARISE NE VAUN E DEJESKisha ku vuri kurore martese Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ne Vaun e Dejes shkaterrohet me dinamit ne vitin 1967 me urdher te Mehmet Shehut. Sulmi i paprecedente ne historine e vendeve komuniste ishte padyshim venia dore mbi institucionet e kultit. Diktatura komuniste me eliminimin e fese, me shpalljen e Shqiperise si vend laik, me rrenimin shpirteror te shqiptareve, synonte me shume se shpetimin e popullit nga "opiumi", synonte te shkaterronte ate pjese te qenesishme te vetedijes historike dhe kulturore, e cila kishte mberritur permes religjonit, njerezve te fese, si deshmi e pamohueshme e vlerave shpirterore te popullit tone. Makinacionet me te ndyra u montuan per te armiqesuar fene me njerezit. Marifetet me mizore u aplikuan mbi prifterinje dhe hoxhallaret, per t'i poshteruar dhe nenshtruar ato. U torturuan me metodat me te perbindshme dhe u denuan me vrasje pa u provuar kurre nje akuze e vetme e ngritur ndaj tyre. E gjitha kjo, sepse diktatura komuniste kishte frike, kishte frike nga dominimi qe feja si udheheqje shpirterore kishte mbi njerezit. (Video e Huazuar nga kolegu Simon Shkreli)

Publié par Albert Vataj sur jeudi 22 septembre 2016

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400