
“Syzet e vëna e shtojnë dyshimin…”, 10 provat që tregojnë se Mehmet Shehun e kanë vrarë
10:12 / E diell, 14 Janar 2018
U vetëvra apo e vranë? Kjo është një dilemë që endë nuk ka marrë përgjigje për Mehmet Shehun. Të shumta janë tezat që thonë se ai është vetëvrarë, sikurse të shumta janë dhe ato mbështesin idenë se ai është vrarë. Në librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku përpiqet të vizatojë skenën e krimit dhe përmes një sërë argumentesh të hedhë poshtë variantin zyrtar të vetëvrasjes se Mehmet Shehut. Ai rendit ne kete liber, 10 provat e forta qe sipas tij, vertetojne se ate e kane vrare. PROVAT QË VËRTETOJNË VRASJEN Ngjarja e 17 duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981 në të cilën mbeti i vdekur kryeministri ka 10 fakte të forta që vërtetojnë se ishte vrasje. 433, 434, 435, 436: 433-Proces-verbal i këqyrjes së vendit të ngjarjes, 5 fletë. 434-Akt mjeko-ligjor nr. 133 mbi ekzaminimin e kufomës së qytetarit Mehmet Shehu, 6 fletë. 435- Arkivi personal, vendim mbi ekspertimin tekniko-balistik dhe daktiloskopik, 2 fletë. 436-Vendim mbi ekzaminimin mjekoligjor. 2 fletë. 1. Urdhri për të mos kryer autopsinë e kufomës. Sekretet në “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” Eliminimi i Mehmet Shehut, si u helmua e më pas u vra kryeministri “Pse nuk u lejua autopsia; ekspertët kriminalistikë, përplasje: U qëllua me të majtën apo me të djathtën” 4. Ekzistenca e gjurmëve të pistoletës vetëm në gisht dhe jo në pëllëmbën e dorës 5. Përmbajtja e lëngut të verdhë në filxhanin e çajit që ishte në komodinë dhe që nuk ka një procesverbal nga këqyrja e vendit të ngjarjes se çfarë kishte në të. 6. Zhurma e të shtënës së pistoletës nuk u dëgjua nga askush. 7. Sipas raportit të mjekut ligjor, Mehmeti ishte i ushqyer mirë kur u gjet i vdekur. Një person që mendon vetëvrasjen nuk mendon njëkohë- sisht të ushqehet mirë. 8. Zhdukja e infermieres personale të Mehmet Shehut. Që nga dita kur ai u gjet i vdekur, ajo nuk ekziston më. 9. Veshja e çuditshme me pizhame dhe me këmishë kostumi lë shumë dyshime për dikë që mendon të vetëvritet. 10. Syzet e vëna e shtojnë dyshimin, sepse një person që vret veten nuk mund të vërë syzet.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Ujku shqiptar që sundoi Moldavinë për 19 vjet
-
Holokaustin në Çamëri , bota duhet ta njohë patjetër
-
10 monedha të periudhës ilire
-
“Jam ilir!” Zbulohet testamenti i Aleksandrit të Madh, grekët dhe maqedonasit të shokuar
-
Ja personalitetet shqiptare të njohura në botë
-
Historianët, Mbretëresha Britanike Elizabet, Pasardhëse E Drejtpërdrejtë E Profetit Muhamedit
-
Si i rekrutonte UDB-ja intelektualët shqiptarë në vitet ’50: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit
-
Kjo ishte Zonja e Parë e Prishtinës
-
Kurrë të mos harojmë pabesitë dhe intrigat kundër popullit tonë nga fashistët italianë
-
Kjo është frizerja e parë femër në Prishtinë(Foto)
-
Rëndësia e personalitetit të Donika Kastriotit për arbërit dhe Evropën
-
Letra e Jusuf Gërvallës për Nënën Ajshe në Dubovik, shkruar në shtator 1980
-
Pse po sulmohet personaliteti i Gjergj Kastriotit?!
-
Historiani i njohur shqiptar befason me deklaratën e tij: Gjergj Kastrioti u martuar ne moshen 48 vjeçare!
-
Masakrat serbe në Dibër dhe Gostivar, telegrami që alarmoi botën (FOTO)
-
Harta satelitore të gjetura në Shqipëri rreth viteve 1500
-
Intervistë e rrallë e Hasan Prishtinës e vitit 1912
-
Martesa e Skënderbeut, dëshmitë e rralla të Marin Barletit
-
Nënë Tereza në veshje kombëtare(Foto)
-
Sytë që panë vdekjen e Kryeministrit