Thukididi : Lufta e Trojës u bë nga pellazgët dhe jo nga grekët

09:23 / E enjte, 13 Tetor 2016

Altin Kocaqi

Trillimet edhe përrallat me grek alien që vijnë nga kohët e zymta të prehistorisë, e në vazhdimësi, nuk kanë asnjë bazë shkencore. Pika e parë e trillimit ishte edhe mbetet miti i Luftës së Trojës. Lavdinë e kësaj lufte sot e marrin grekët si gjithëpjesëmarrës të kësaj lufte mitike.

Sot bota shkencore ka arritur në një nivel të mirë akadamik edhe mundet të diskutojë nga e para shumë tematika të nxehta që duken se serviren si përralla por në brëndësin e tyre kanë forcë të madhe rraciste edhe asimiluese.

Aq sa mund të jetë Filipi II edhe Aleksandri i Madh sllavobullgare, apo aq sa mund të jetë serb Konstandini i Madh, po aq ka qënë edhe Lufta e Trojës një luftë mes grekërish. Fqinjët tanë i japin shumë rëndesi figurave historike edhe nëpërmijet tyre ngren kombet e tyre që në shumicë përbëhen nga autoktonët e asimiluar.

Homeri u shkruajt për herë të parë në shek VI-V para Krishtit ndërsa Thukididi jetoi në fund të shek V para Krishtit. A mundet ta njohi Homerin, më mirë se Thukididi, një ëndërrimtarë i Rilindjes Europiane? Në gërmën e shkrimit akademik shumë pak shance, ose aspak, ka një studiues që jeton 2000 vjetë më pas se ngjarja dhe ta njohi ngjarjen më mirë se sa bashkëkohori i kohëshkrimit të Homerit(Thukididi). Ndaj me rregullat akademike fjalën e parë e ka Thukididi i cili jo më pak edhe jo më shumë na thotë se Luftën e Trojës e bënë Pellazgët edhe jo Grekët. Për Thukididin grekët e parë edhe të vetëm janë një togë ushtarësh që erdhën me Akilin nga Fthia ose më saktë, sipas Homerit, ‘largë nga Efira dhe lumi Selient’.

Thukididi në hyrjen e veprës Lufta e Peleponezit shkruan:

”Ne mjegullnajën e njohjes së ngarjeve të   kohëve të vjetra, siç duket, mbi të gjitha shfaqet e vërteta se para Luftës së Trojës nuk ndërmori asgjë  së bashku Greqia. Mendoj se në të vërtetë as ky emër nuk ishte dhënë për të gjithë vendin dhe as që ekzistonte para Elinos djalit të Dhefkalionit, por fiset e ndryeshme, në shtrirjen më të madhe PELLAZGËT, emëroheshin sipas emrave të vëndbanimeve. Provën më të mirë e ka Homeri sepse edhe përse jetoi shumë më vonë se Luftrat e Trojës, ai askund nuk emëroj më këtë emër të gjithë, as ndonje tjeter, përveç atyre që erdhën me Akilin nga Fthiotidha, të cilët ishin dhe Grekët e parë, por i quan ata -pjesmarrësit e luftes- në poemat e tij përgjithësisht, Danaus, Argjeus, Akej”

Barazia ‘Danaus, Akeus = Grek nuk ka asnjë pikë mbeshtetje shkencore kur dihet Arkadhet edhe Kunurijët apo Likasyrasit njihen nga antikiteti  si Pellazge që në krye të herës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400