Zbulim shokues për prejardhjen e Hitlerit

15:55 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Mostrat e ADN’së të marra nga 39 kushëri të liderit nazist zbulojnë se Hitler’i mund të ketë lidhje biologjike me grupet etnike të cilat u përpoq t’i shfarosë gjatë Holokaustit.

Gazetari belg Jean Paul Mulders dhe historiani Marc Vermeeren kanë përcjellë dhe hulumtuar të afërmit e Hitler’it, duke përfshirë edhe një fermer austriak.

Kromozomi i quajtur Haplogroup E1b1b1 i cili është paraqitur në mostra është shumë i rrallë në Evropën Perëndimore dhe më së shpeshti paraqitet në Marok, Algjeri dhe në Tunizi, si dhe në mes të çifutëve.

“Nga këto zbulime mund të thuhet se Hitler’i ishte i lidhur me njerëzit të cilët i urrente më së shumti”, ka shkruar Mulders.

“Ky është rezultat befasues”, ka thënë Ronny Decorte, specialist i gjenetikës.

“Afera është shumë interesante nëse e krahasojmë me konceptin e nazistëve të botës, në të cilin raca dhe gjaku ishin tema qendrore. Ndërsa brengosja e Hitler’it për prejardhjen e tij nuk ishte e paarsyeshme. Është e qartë se nuk ishte “i pastër”.

Kjo nuk është hera e parë që historianët pretendojnë se Hitler’i ka pasur prejardhje çifute.

Konsiderohet se babai i tij Alois ishte fëmija e shërbëtores Maria Schicklgruber dhe të një çifuti 19 vjeç.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400