Zbulim i tmerrshëm: Hitleri ka vrarë nga 11 mijë persona çdo ditë

13:50 / E enjte, 07 Qershor 2018

Për jetën e Hitlerin nuk është që dihet edhe shumë, mirëpo disa fakte thonë që janë të vërteta, e dis ate tjera janë të mbrojtura nga shërbimet sekrete.

Adolf Hitler lindi në orën 18:30, më 20 prill 1889, në Braunau, një qytet në Austri dhe vrau veten në Berlin, në Bunkerin e Kancelarisë Perandorake, që ishte ndërtuar posaçërisht për të, në orën 15:30, në mesditën e 30 prillit 1945. Jetoi 56 vite, një javë e tri ditë.

Ishte fëmija e tretë i Alos Hitler, i martuar me Klara Polz, që ishte dhe mbesa e xhaxhit të tij. Motra dhe vëllai më i madh i Hitlerit ishin fëmijët e martesës së parë të të atit. Ndërsa Paola dhe Hitleri ishin dy fëmijët më të vegjël të familjes.
Nuk ishte gjerman, por austriak, e megjithatë arriti t’i imponohej një populli prej 50 milionësh, duke u kthyer në idhullin e tyre. Një rast i veçantë, ku një jogjerman arrin duke përdorur patriotizmin të kthehet në lider kryesor.

Është cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave. Krimineli nazist numër 1 në botë. Sundoi në Gjermani për 17 vite. Në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit, dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore.

Pesë ishin gratë që janë njohur si shoqëruese të Hitlerit. Aktorja Renate Muller, e cila vrau veten; Geili Rojball, e cila ishte mbesa e tij dhe thuhet se e vrau veten nga xhelozia. Leni Eiefenstal dhe Miss Midford, si dhe Eva Braun, që u bë gruaja e tij vetëm për një ditë të vetme.

Pas Luftës së Parë qëndron në ushtri, ku futet me shërbimin sekret. Ngarkohet të spiunojë takimet e Partisë Gjermane të Punëtorëve, ku u regjistrua si anëtar i saj, me numër 555. Spiunonte shokët, por aty ra në kontakt të parë dhe me frymën anti-semite që ekzistonte në Gjermani.

Në pesë vite që Hitleri nisi Luftën e Dytë Botërore u vranë dhe u masakruan mesatarisht 11 mijë persona në çdo ditë. 6 milionë hebrenj, 6 milionë civilë sllavë, 4 milionë robër lufte, 1.5 milionë dezertorë politikë, 800 mijë romë, 300 mijë njerëz me handikap, 250 mijë homoseksualë, 2 mijë dëshmitarë të Jehovait.
Adolf Hitleri në moshën 39-vjeçare u martua me vajzën e gjysmë-motrës së tij nga martesa e parë e të atit. Inçesti, sipas studiuesve të ndryshëm të jetës së Hitlerit, e ka shoqëruar për shumë breza familjen e tij. E dashura e fundit e Hitlerit ishte Eva Braun, me të cilën diktatori ndenji i martuar vetëm një natë. Ajo lindi më 6 shkurt të 1912-s, në Munih të Gjermanisë; vdiq më 30 prill 1945, së bashku me Hitlerin, në një vetëvrasje në çift.

Ishte i gjatë 1 metër e 73 centimetra dhe sipas kartelës ushtarake, peshonte 70 kilogramë. Kishte një fytyrë të ashpër dhe asnjëherë nuk i hoqi mustaqet. Vishej gjithmonë me uniformë ushtarake, pallto të murrme dhe pantallona të zeza.
Dy ishin partitë politike që e tërhoqën fort Hitlerin e ri. Ai admiroi në fillim Partinë e Nacionalistëve Pangjermanë, të themeluar nga Georg Riter fon Shënerer. Dhe analiza e tij ndaj taktikave naziste ishte ndër më të saktat. Hitleri konsiderohej si një njeri fanatik, i verbër deri në fundin e tij tragjik. Ai e shkroi testamentin një orë para vdekjes. Ai ia ngarkoi hebrenjve përgjegjësinë e një lufte të cilën e nisi vetë dhe që i shkaktoi fundin e tij dhe Rajhut të Tretë.

10 ditë para vdekjes, gjeneralët e këshilluan të largohej nga Berlini. Ishte 20 prilli i vitit 1945, kjo datë përkonte me ditëlindjen e pesëdhjetë e gjashtë të tij. Po në këtë datë, në burgun e të dënuarve me punë të detyrueshme, Poletceneze, u ekzekutuan 27 veta.
I mundur tërësisht nga ushtria e forcave aleate, pasi Berlini dhe kuartieri i përgjithshëm i Hitlerit u rrethua, ai u detyrua të vrasë veten në Berlin më 30 prill të vitit 1945. Ai piu një kapsule helmuese e pastaj qëlloi veten me pistoletë. Hitleri kishte hyrë në bunker me 16 janar, pasi vendosi të qëndrojë në Berlin deri në momentet e fundit të luftës. Rreth 20m nën tokë, bunkeri kishte 18 dhoma të vogla dhe ishte plotësisht i furnizuar me ujë dhe elektricitet. Bashkë me të ishte Eva Braun, me të cilën u martua vetëm dy ditë para vetëvrasjes. I paralajmëruar nga vartësit e tij se rusët ishin vetëm një ditë tutje nga pushtimi i bunkerit, e nxitën që ai të largohej, por ai zgjodhi vetëvrasjen në vend të arratisë. Sipas të dhënave, besohet se ai dhe e shoqja, të dy kanë pirë kapsula helmuese. Për siguri ai ka qëlluar dhe veten me pistoletën e shërbimit. Trupat e Hitlerit dhe të Evës u dogjën në oborrin e bunkerit nga të mbijetuarit (siç ai kishte urdhëruar) dhe më vonë u gjetën pjesë të tyre nga rusët.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400