Zbulime të jashtëzakonshme të qytetërimit Maja, Piramida, Sheshe, Industri, Kulturë 3 Mijëvjeçare

16:22 / E hëne, 05 Shkurt 2018

 

Në 2.100 kilometra katrorë, pak më pak se 1/5 e territorit të Kosovës, jetonin 10 milionë banorë me industri, bujqësi, kulturë unike dhe tejet të zhvilluar jetonin Majat e kësaj krahine të Guatemalës.

Hulumtuesit duke përdorur teknikën e hartimit të teknologjisë së lartë kanë zbuluar dhjetëra mijëra shtëpi të qytetërimit Maya, ndërtesa, mure mbrojtëse dhe piramida të paidentifikuara deri tani në xhunglën e dendur të rajonit Peten të Guatemalës, duke sugjeruar se në atë territor kanë jetuar shumë më tepër miliona njerëz se sa ishte menduar më parë.

Zbulimet, të cilat përfshijnë po ashtu gjetjen e fushave bujqësore, industriale dhe kanale të ujitjes, u njoftuan të enjten që shkoi nga një grup arkeologësh amerikanë, evropianë dhe guatemalezë që punonin me Fondacionin “Trashëgimia Maya dhe Natyra e Guatemalës”.

Studimi i ri vlerëson se afërsisht 10 milionë njerëz mund të kenë jetuar brenda ultësirës së këtij territori të qytetërimit Maja, që nënkupton se kishte nevojë për prodhim masiv të ushqimit.

“Ky numër del se është dyfish apo edhe tre fish më i madh (me banorë) se sa pohonin studiuesit më parë”, tha Marcello A. Canuto, një profesor i antropologjisë në Universitetin Tulane.

Hulumtuesit përdorën një teknikë të hartës së quajtur LiDAR, e cila mundëson zbulimin dhe zhdukjen e dritës. Ajo kthehet nga drita laserike duke pulsuar jashtë terrenit, dhe duke mundësuar zbulimin edhe të konturave të fshehura nën drunjtë e dendur me gjethe0.

Imazhet zbuluan se Majat kishin ndryshuar peizazhin në një mënyrë shumë më të gjerë se sa mendohej më parë; pra në disa zona, ku 95 për qind e tokës në dispozicion u kultivua.

“Bujqësia e tyre ishte shumë më intensive dhe rrjedhimisht e qëndrueshme sesa mendohej, dhe poashtu ata kultivonin çdo pëllëmbë të tokës”, tha Francisco Estrada-Belli, Asistent Profesor në Universitetin Tulane, duke vënë në dukje se majat e lashta pjesërisht drenonin zonat moçalore, pra që nga ajo kohë, është konsideruar vlerë bujqësore.

Po ashtu muret mbrojtëse të gjera, sistemet e kanaleve dhe kanalet e ujitjes sugjerojnë një forcë punëtore shumë të organizuar.

“Ka përfshirje shtetërore këtu, sepse shohim kanale të mëdha të gërmuara që ri-drejtonin rrjedhat natyrore të ujit”, tha Thomas Garrison, Asistent Profesor i Antropologjisë në Kolegjin Ithaca në Nju Jork.

810 mile katrorë (2.100 kilometra katrorë, pak më pak se 1/5 e territorit të Kosovës, ku jetonin 10 milionë banorë) të hartave të bëra në masë të madhe zgjerojnë zonën që u pushtua intensivisht nga Maya, kultura e të cilës lulëzoi për dy mijë vjet, nga rreth vitit 1.000 (Një mijë Para Krishtit) dhe deri rreth vitit 900 pas Krishtit. Është interesante se pasardhësit e tyre ende jetojnë në këtë rajon.

Projekti hulumtues zbuloi rreth 60. mijë struktura individuale, duke përfshirë katër qendra kryesore ceremoniale të Mayave me sheshe dhe piramida.

Garrison tha se këtë vit ai shkoi në terren me të dhënat e LiDAR për të kërkuar një nga rrugët e zbuluara. “E gjeta, por po të mos kisha pasur LiDAR-in dhe të dija se kjo ishte ajo, unë do të kisha ecur drejt mbi të, për shkak të xhunglës së dendur”.

Garrison vuri në dukje se ndryshe nga disa kultura të tjera të lashta, fushat, rrugët dhe ndërtesat e të cilëve janë shkatërruar nga gjeneratat e mëpasme, xhungla këtu u rrit mbi fushat dhe strukturat e braktisura të Majas, duke i fshehur dhe ruajtur ato.

“Në këtë xhungël, e cila i ka penguar përpjekjet tona të zbulimit për kaq shumë kohë, ka punuar në fakt si një mjet i madh ruajtës, i ndikimit që kultura kishte në të gjithë peizazhin natyror”, tha Garrison, i cili ka punuar në projekt dhe është i specializuar në qytetet e El Zotz, pranë Tikal.

Sistemi LiDAR zbuloi një strukturë të panjohur më parë midis dy vendeve që Garrison thotë “nuk mund të quhet asgjë tjetër përveç një kështjelle Maya.”

“Është kulla e malit që ka këto sisteme hendeqesh dhe ledhash … kur shkova atje, një nga këto gjëra ishte nëntë metra e gjatë”, vuri në dukje ai.

Në njëfarë mënyre, strukturat ishin fshehur në pamje të thjeshtë

 

Guatemala Maya landscape

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400