Zbulohen rroba të Vikingëve me fjalën “Allah” në to

11:47 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Hulumtuesit në Suedi kanë gjetur fjalë arabe të qepura në kostume varrimi të Vikingëve në varrezat e tyre. Ky zbulim ngre pyetje rreth ndikimit Islam në Skandinavi, shkruan gazetari Tharik Hussain.

Rrobat janë ruajtur për më shumë se 100 vjet, të hedhura poshtë si shembuj tipikë të rrobave funerale të Epokës së Vikingëve.

Por një hetim i ri mbi rrobat – të gjetura në varre të shekullit 9 dhe 10 – ka hedhur dritë mbi kontaktet mes Vikingëve dhe botës myslimane, transmeton Gazeta Express.

Modelet e qepura me fije mëndafshi dhe argjendi janë gjetur me fjalët “Allah” dhe “Ali” në to.

Zbulimi u bë nga arkeologia e tekstilit Annika Larsson nga Universiteti ‘Uppsala’ përderisa po riekzaminonte mbetjet e kostumeve të varrimit nga varkat mashkullore dhe femërore dhe dhomat e varreve të zbuluara fillimisht në Birka dhe Gamla Uppsala në Suedi në fund të shekujve 19 dhe 20, shkruan BBC.

Ajo shprehi interesim në fragmentet e harruara pasi kuptoi se materiali kishte ardhur nga Azia, Persia dhe Kina.

Larsson thotë se dizajnet e ngushta gjeometrike – jo më shumë se 1.5cm të gjata – nuk i ngjanin asnjërit që ajo kishte parë në Skandinavi më parë.

“Nuk mund t’i kuptoja fare dhe më kujtohet se kisha parë dizajne të ngjashme në Spanjë, në tekstilet maurë”, tha ajo.

Larsson më pas e kuptoi se ato nuk ishin shkrime të Vikingëve por një shkrim i lashtë kufic arab.

Aty kishte dy fjalë që vazhdonin të përsëriteshin. Njëra nga ato u identifikua me ndihmën e një kolegu iranian. Ishte emri “Ali” – kalifi i katërt i Islamit.

Por fjala afër fjalës Ali ishte më e vështirë që të deshifrohej. Për ta deshifruar atë, ajo i zmadhoi shkronjat dhe i ekzaminoi nga të gjitha këndet, duke përfshirë nga prapa.

“Papritur pash se fjala “Allah” (Zot) ishte shkruar në rroba”, tha ajo. Gjetjet e reja tani ngrenë pyetje interesante për banorët e varrit.

“Nuk mund të përjashtohet mundësia që ata në varr ishin myslimanë”, tha ajo.

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400