1 Qershori – Aktivitet i veçantë i nxënësve në Pejë

13:26 / E premte, 01 Qershor 2018

 

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, mësuesja Kosovare Shala Selmani nga Shkolla Fillore “Smajl Hajdari” në Pejë ka organizuar diçka shumë të veçantë me nxënësit e saj.

Në parkun e madh të qytetit ajo i ka dërguar nxënësit së bashku me pikturat e punuara nga ta, si dhe secili prej tyre para kamerës e ka thënë nga një fjali të shkurtër sa i përket shkollimit dhe vlerës që ky proces ka në jetën e gjithsecilit.

“Këtë projekt e kam bërë me dëshirë, meqë këta fëmijë janë gjenerata e parë që e përfundova nga klasa 1-5 dhe kam dashur që kjo t’u mbetet kujtim”, deklaroi mësuesja Kosovare

Ajo po ashtu tregoi se për këtë projekt ishte ndihmuar nga pak edhe prej prindërve të këtyre nxënësve, por që në përgjithësi idenë e realizo me mundësitë që i kishte.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400