19-vjeçari martohet me 72-vjeçaren (VIDEO)

16:44 / E martë, 17 Prill 2018

Gjyshja 72-vjeçare është lumturisht e martuar me bashkëshortin e saj 19-vjeçar, pavarësisht 53 vjetëve diferencë të moshës së tyre.

Në verën e vitit 2016, Almeda nuk e kishte menduar që gjatë një daljeje në piceri do ta gjente dashurinë tek adoleshenti, Gary Hardwick. Por vetëm pas dy javësh së bashku, ata e çuan romancën e tyre në një nivel tjetër kur vendosën të martoheshin.

Pasi e kishte përfunduar një lidhje të palumtur me një 77-vjeçare, Gary deklaroi se ishte dashuri në shikim të parë momenti kur e bashkoi shikimin me gjyshen e gjashtë nipave, njëri prej tyre madje është më i vjetër se Garry.

Çifti tani jetojnë në Maryville, Tennesse, dhe janë më të lumtur se kurrë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400