7 personat që aksidentalisht u bënë të pasur

14:23 / E premte, 13 Prill 2018

Të bëhesh i pasur duhet shumë mund dhe punë, por ka njerëz të cilëve u “shkon fati në derë”. Zbuloni cilët janë 7 personat që janë bërë milionerë aksidentalisht:

Njeriu që bleu një kopje zyrtare të deklaratës së Pavarësisë Amerikane për 4$
Një njeri që nuk u identifikua, bleu një pikturë të shqyer për 4 $ në një pazar sendesh të lira në Adamstoën, Pensilvani, sepse ishte i interesuar për kornizën e saj. Kur shkoi në shtëpi dhe hoqi pikturën, pa se korniza nuk mund të përdorej, por gjeti një nga 500 kopjet zyrtare të Deklaratës së Pavarësisë Amerikane të palosur dhe të fshehur në pjesën e prapme. Ajo u shtyp nga John Dunlap më 4 korrik, 1776 për të sjellë lajmin e pavarësisë së Amerikës. E bleu 4 $ dhe e shiti në ankand për 2.420.000 $ në Sotheby’s.

E moshuara gjen një biletë bejsbolli 149-vjeçare në bodrumin e saj

Bernice Gallego, një grua nga California 72-vjeçare gjeti në shtëpinë e saj një biletë të vjetër bejsbolli të ekipit të parë profesional në Shtete e Bashkuara. Po të mos ishte për një mikun e saj do ta kishte shitur për 10 $. Më pas kjo biletë e shek. XIX u shit në ankand për 75.285$.

Punëtori që gjeti 182.000 $ në banjë
Mesa duket muret e banjës mund të jenë vende të sigurta për të fshehur paratë. Këtë e zbuloi punëtori Bob Kitts nga Cleveland, Ohio. Kitts gjeti 182.000 $ të fshehura në murin e banjës. Ai po prishte muret e një shtëpie 83-vjeçare në vitin 2006. Ai zbuloi dy kuti sigurie me metal të verdhë të varura në brendësi të murit. Punëtori i tha pronarit të shtëpisë për paratë dhe për mënyrën sesi duhet t’i ndanin. Kjo solli një luftë ligjore mes pronarit të shtëpisë dhe punëtorit e më në fund paratë iu dërguan pasardhëseve.

Për 5$ blen pikturën që vlente miliona
Teri Horton, një kamioniste në pension që frekuentonte dyqanet e dorës së dytë në Amerikën e Veriut, kur hyri në një prej tyre rreth viteve 1990 pa të hedhur në një qoshe një vepër arti që askush nuk e donte. Nuk e pëlqeu, por i dukej argëtuese, prandaj e bleu për miken e saj në depresion. Ajo e vuri mbi tavolinë dhe zonja i tha se kushtonte 8 dollarë. Teri i tha se është e gatshme të paguante vetëm 5 $ për atë pikturë. Një mike e saj që po dilte me një profesor arti, kur shikon pikturën i thotë: “Ti mund të kesh në duar një Jackson Pollock (piktor amerikan, mjeshtër i artit abstrakt)”. Që atëherë filloi një luftë për të vërtetuar nëse piktura e saj 5 $ ishte në të vërtetë vepra e artit që shumë vetë pohonin se ishte. Kur u vërtetua origjinaliteti i saj, piktura u vlerësua 50 milion $.

Pastron shtëpinë e braktisur dhe gjen 200 mijë $
Jeff Bidelman, pronari i “Johnstown Rare Collectibles“ po ndihmonte një familje për të pastruar shtëpinë që ata kishin braktisur para 20 vjetësh. Ai gjeti disa monedha ari me një vlerë të paktën 8 500 $. Më vonë vlera reale e monedhave u tregua se ishte 200 mijë $.

Blen divanin, poshtë tij gjen një pikturë me vlerë 27.000 $
Një student gjerman bleu një divan për 215$ në një pazar sendesh të lira në Berlin. Kur djaloshi hapi divanin- krevat në shtëpi gjeti një pikturë me vlerë 100 herë më të madhe të fshehur brenda. Sipas shtëpisë së ankandit Kunst Kettler, piktura u shit për 27,630 $ në një ankand të Hamburgut. Vepra “Preparation to Escape to Egypt”, (përgatitje për të shkruar në Egjipt) është pikturuar nga një artist i panjohur i afërt me piktorin venecian, Carlo Saraceni mes viteve 1605 dhe 1620. Identiteti i studentit nuk bëhet i ditur.

Njeriu që bleu një pikturë për 30 $ dhe që e shiti për 1.2 milion $

Një ditë një punonjës i kompanisë, “Tool-and-Die” në Nju York shpenzoi 30$ në disa pjesë mobiliesh të përdorura dhe një pikturë të vjetër e vendosi në murin e dhomës së tij. Disa vjet më vonë ai zbuloi se piktura që kishte në shtëpi ishte shumë e ngjashme me punën e Martin Johnson Heade, një artist amerikan i njohur për peizazhet e tij. Në vitin 1999, Muzeu i Arteve të Bukura, Houston bleu pikturën e djalit për 1.2 miliard $.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400