Britani: Trendi i lënies së duhanit në rritje

13:30 / E premte, 09 Mars 2018

Një gjeneratë që nuk konsumon duhanin veçse është duke u parë, kanë deklaruar zyrtarët shëndetësorë në Britani, përderisa shumë persona po vazhdojnë të heqin dorë nga duhanpirja.

Të dhënat e publikuara nga NHS kanë treguar se 66,000 persona të moshës madhore kanë ndaluar konsumimin e duhanit brenda gjashtë muajsh.

Gjithë kjo po ndodh me ndihmën e NHS dhe hyrjen në fuqi të legjislacionit strikt në maj të vitit të kaluar, që ka për qëllim uljen e numrit të duhanpirësve.

Masat e ndërmarra nga qeveria po e mbajnë trendin e lënies së duhanit në rritje.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400