Me çfarë femrat i çmendin meshkujt?

09:34 / E enjte, 12 Janar 2017

 

Ato janë të ëmbla, të dashura dhe seksi prandaj meshkujt nuk munden pa to. Mirëpo, femrat nuk janë qenie të përsosura. Kanë probleme me vetëbesimin, flasin me orë të tëra, shtrojnë pyetje retorike, aktrojnë të pafajshmen…

Dhe këto gjëra partnerët e tyre gjithsesi i bën nervoz. Nëse akoma nuk jeni krejtësisht seriozë, shmangni këto gjëra që po jua japim në vijim…

Ja regjistri i gjërave të cilat i bëjnë femrat, e të cilat i çmendin meshkujt:

Aktrojnë që janë të shenjta
Secila e ka të kaluarën, pra edhe ajo e cila aktron që është më e pafajshme se të gjitha të tjerat. Nuk ka nevojë për aktrim dhe hipokrizi. Modestinë e rrene dhe mospranimin e gabimeve meshkujt thjesht i urrejnë. Prandaj, tregohuni ajo që jeni pa fshehje të së kaluarës suaj.

“Shih, shih shtatzëna!”
Bebet janë të ëmbla, të gjithë i duam, mirëpo nëse që në takimin e tretë filloni të tregoni emocione të tepruara për çdo fëmijë i cili kalon pranë jush, i dashuri juaj do të mund të brengoset që dëshironi një fëmijë për vete, ndërkaq ai nuk është i gatshëm për atë hap të madh.

789456_1329484499_670x0

“Kur të kurorëzohemi ne…”
Pas 3 vjetësh lidhjeje është krejtësisht okej, mirëpo pas 3 muajsh – është fjali shumë tmerruese. Nëse shkoni bashkë në dasmë, shmangni monologët mbi bashkësinë bashkëshortore, sepse në atë mënyrë mund ta frikësoni.

Ne, jona…
Nëse e fusni tepër herët veten dhe atë në përemrin “ne” do të mund ta detyroni që të tërhiqet në fazën në të cilën do të dëshironte të jetë i vetëm. Meshkujt nganjëherë reagojnë keq nëse ndihen që janë përfshirë në ndonjë kombinim para se ata të kenë dëshiruar, ndërkaq fjala “ne” për shumicën është shenja e parë se janë futur mu në atë kombinim.
tmerrimi 3

“Ish i dashuri im…”
Ish i dashuri juaj është ish i dashur, ndërkaq atij vërtet nuk i intereson se çfarë ka bërë ai dhe për ç’shkak në disa gjëra ka qenë më i mirë. Shumica e meshkujve që janë në lidhje nuk dëshirojnë t’i përmendin ish të dashurat – të njëjtën gjë e presin edhe nga ju.

“Kur do të njihesh me prindërit e mi?”
Njohja me prindërit nuk është aktiviteti më i dëshiruar për meshkujt, ndërkaq pyetjet për të vetëm i bëjnë edhe më nervozë. Kur të vijë koha, njiheni me prindërit, mirëpo mos insistoni disa muaj më herët.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400