Del në det “mbretëresha” gjermane, mban 5.200 turistë (Video)

21:56 / E diell, 26 Gusht 2018

Një anije me kapacitet 5.200 turistë ka dalë për herë të parë për lundrimi të martën në kantierin Meyer në Papenburg të Gjermanisë.

“Mbretëresha” e re e deteve do të vendoset në kalatën e furnizuesve të anijeve për t’u mbushur me karburant, para nisjes së eksperiencës së vetë në det këtë vjeshtë.

Anija “AIDANova LNG”, e cila përmban një dizajn të “gjelbëruar”, është ndërtuar në përputhje me rregullat e shoqërisë klasifikuese RINA.

Ajo ka një gjatësi prej 337 metra dhe gjerësi 42 metra.

Anija ka 2.600 dhoma private, të cilat përfshijnë 31 suita, 312 kabina të brendshme, 198 kabina me ballkon oqeanik dhe 1.655 kabina me ballkon.

Pasagjerët do të kenë qasje në pajisjet më të fundit të disponueshme në qendrën moderne të palestrës së anijes, e cila do të përfshijë zonat e brendshme dhe të jashtme.

Një zonë luksoze SPA për ditën që përfshin dy kuverta do t’i sigurojë mysafirëve pamje në det. Do të ketë gjithashtu pesë sauna të ndryshme, dy suita private dhe një tepidarium.

Përveç kësaj, përcjell gsh, një kuvertë e gjelbër dielli do të ofrojë tre xhakuzi në natyrë dhe më shumë se 80 trajtime spa.

Anija gjithashtu ka tre rrëshqitëse gjigante të ujit, një park ujor, një kopsht dhe një kurs mini golfi, si dhe një gamë të gjerë të hapësirave publike.

Në total gjenden 17 restorante dhe do të ofrojë mundësi ngrënie me një gamë të gjerë të mrekullive të kuzhinës në restorante specialiteti dhe bare snack.

AIDANova pritet të operojë në një udhëtim shtatë ditë pushimesh në Madeira dhe në Ishujt Kanarie nga dhjetori 2018, duke mbuluar vende të tilla si Gran Canaria, Tenerife, Lanzarote dhe Fuerteventura.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400