Dëshironi të dukeni më e re? Ndiqni këto këshilla të thjeshta

16:44 / E enjte, 12 Korrik 2018

 

Plakja është diçka që të gjithë ia kanë ‘frikën’ dhe bëjnë çmos për ta mbajtur larg. Kur ajo afrohet, shumë njerëz fillojnë të përdorim krema dhe produkte të ndryshme për parandalimin e saj.

Megjithatë, mirëmbajtja e lëkurës mund të jetë një gjë më e lehtë sesa shpenzimi i një malit me para, transmeton Telegrafi.

Pushoni mjaftueshëm

Lëkura e pastron veten gjatë natës, prandaj, nëse keni mungesë gjumi, kjo do t’ju shfaqet në lëkurë. Pra, gjithmonë mbani në mend të bëni mjaftueshëm gjumë. Kjo jo vetëm që do të bëjë mrekulli në lëkurë dhe pamjen e përgjithshme, por do të sjell shumë të mira shëndetësore edhe te shëndeti juaj.

Konsumoni shumë perime

Personat që jetojnë më gjatë dhe duken më të ri, janë individë të cilët hanë më shumë perime. Veç kësaj, ata kanë tendenca të konsumojnë më pak mish.

Gjithmonë qeshni

Disa individë ishin pyetur të studiojnë fotografi dhe pastaj ta qëllojnë moshën e modeleve të cilat kishin shprehje të ndryshme të fytyrës. Shkencëtarët kishin zbuluar se fytyrat e lumtura ishin votuar si më të reja se që ishin, shprehjet neutrale të fytyrës kishin marrë rezultatet më të sakta, ndërsa shprehjet e frikshme të fytyrës i kishin bërë modelet të duken më të vjetra.

Kujdesi për lëkurën…

Lagështimi dhe pastrimi i lëkurës ndihmon në mbrojtjen e vet. Prandaj, përdorni lagështues të mirë gjatë ditës dhe gjatë natës.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400