Dhëmbët e bardhë: Top katër këshillat për buzëqeshje rrezatuese

15:54 / E martë, 21 Gusht 2018

Si mund t’i zbardhni dhëmbët? Përgjigja mund t’ju duket e thjeshtë – t’i pastroni më shpesh – por kjo nuk është e lehtë.

Fillimisht, ka dy lloje të zbardhjes së dhëmbëve, ku njëri lloj përfshin heqjen e njollave nga dhëmbët dhe rikthimin e ngjyrës që dikur e ka pasur, ndërsa lloji i dytë përfshin zbardhjen e dhëmbëve në atë nivel ku dhëmbët janë më të bardhë sesa ngjyra natyrale – këtë kryesisht e bëjnë yjet, transmeton Telegrafi.

Higjiena e mirë orale

Higjiena e mirë orale është mënyra më e mirë për të parandaluar zverdhjen e dhëmbëve. Ndërtimi i stemave mund t’u jap dhëmbëve ngjyrë të verdhë, prandaj pastrimi i dhëmbëve me furçë, me penj dhe me gargarë (mouthwash) nuk duhet nënvlerësuar.

Shmangni ushqimet dhe pijet e këqija

Është mirë të qëndroni larg ushqimeve të cilat janë të dëmshme për dhëmbët, siç është vera e kuqe, kafja, ushqimet me sheqer, duhanpirja, etj.

Ilaçet shtëpiake

Nëse nuk mund t’u thoni lamtumirë verës së kuqe dhe cigareve, atëherë ilaçet shtëpiake mund t’iu vijnë në ndihmë.

Një nga metodat më të njohura për pastrimin e dhëmbëve me metoda natyrale është pastrimi i dhëmbëve me sodë buke.

Për këtë ilaç, përzieni një lugë çaji sodë buke me dy lugë çaji ujë dhe pastroni dhëmbët me pastën e fituar disa herë në javë.

Trajtimi kozmetik

Nëse çdo gjë nga të lartcekurat dështon për zbardhjen e dhëmbëve, atëherë mund të mbështetni në tretmanet kozmetike. /telegrafi/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400