Disa mendime për librin “Kreuztanne” të autorit Fate Velaj botuar nga SARAS,

17:51 / E martë, 15 Maj 2018

 

Nga docent Odise Çaçi,

 

Tek libri i parë Udhëkryqi mendoj se është një libër autobiografik, i shkruar me një mjeshtëri artistike dhe me një gjuhë të rrjedhshme.Autori na çon në eksodin e madh biblik shqiptar në korrik 1990 dhe në vazhdim , kur ai largohet në drejtim të Perëndimit pa një destinacion të qartë.Autori i ka hedhur në formën e kujtimeve, por që të lënë mbresa të thella.Libri është ndërtuar artistikisht me 35 pjesë ,me një prolog dhe një epilog.Eshtë për tu admiruar mënyra e përshkrimit, mjediset që na jep si dhe kujtesa e jashtëzakonshme e tij. Në prolog ai na parapregatit për episodet që do ndjekin jetën e këtij artisti në fillim të viteve ‘90 në Austri.Ai na jep detaje e pëshkrime nga marsi i vitit 1993 në Austri ” me një mjergull të dëndur gri…për t’ja lënë vendit një dielli të ngrohtë”, f.9, ku ai ende vazhdon lidhjet me vëndlindjen, Vlorën.Ai na jep detaje nga jeta e emigrantëve nga Europa Lindore që të zhgënjyr nga sistemi komunist dhe Lufta e Ftohtë, po preknin një botë tjetër të ndërtuar mbi demokracinë kapitaliste.Nuk më harrohet skena kur vajza 20 vjeçare shtyp një kaproll dhe kërkon të zotin për dëmshpërblim , dhe mua më kujtohet masakra e madhe që u bë tek ne pas hapjes së depove, jo vetëm vrasjen e kafshëve, por dhe të njerëzve pa kurfarë ndrojtje… Në romam ai përshkruan me një realizëm endjet nëpër krahina të ndryshme për punë, atë që edhe unë si shumë emigrantë të tjerë e kemi provuar pas viteve ’90, ku pronarët autriakë kërkonin specialistë të fushave të ndryshme, pra, sa i domosdoshëm është sot, kur të rinjëve që kërkojnë të emigrojnë duhet të kenë një zanat. Zoti Fate na jep takimet me pronarë të ndryshëm për të siguruar një vend pune, por vështirësia ishte e madhe, po ashtu dhe sorollatja, pasi duhej gjuha ,e cila ishte një mjet komunikimi, po ashtu një paraqitje e detajuar e punës që kishin bërë prindërit dhe ai vet..Ky është dhe një mësim për lëvizjet e të rinjëve shqiptarë , për t’u ambjentuar me Perëndimin, me rregullat strikte të lojës, ku gjuha gjermane ishte kudo mbizotëruese.Autori kujton disa momente, “…arrita në një pikë ku rrugët ndaheshin në tri drejtime:Njëra zbriste poshtë, tjetra ngjitej sipër dhe tjetra në një rrëpirë”.Kjo më kujtoi një përrallëz, që shpesh na e tregonte gjyshja, për Tre vëllezërit që vendosën thikën në udhëkryq dhe kush kthehej e kuptonte, se njeri nga vëllezërit ishte kthyer, apo e kundërta.Vërtet që të vë në mendime.Emigrant që kërkon punë dhe famlja që pret një përgjigje.Kjo është pjesë e mbijetesës. Dhe autori shprehet “Më jepni pak kohë sa të marr veten e do të vij të merrem e të matem me ju” f.36. Përshkrimet origjinale që na jep autori për qytetin buzë Danubit,me vilat dy e trekatëshe, “ura romake” prej guri, manastiri, fabrikat e vjetra, pyjet e gjelbëruara, krahina e Tirolit, që tërhiqte gjatë vitit mijëra turistë etj janë mësime që duhen marrë me vete në vendlindje për të krijuar atë harmoni që ekziston në Perëndim midis mjedisit dhe njeriut, pasi dhe ne kemi natyrë të virgjër, por pa infrastrukturën e nevojshme dhe ku dora e njeriut pas viteve ‘90 e ka dëmtuar shumë natyrën. Me shumë vërtetësi na jep personazhe nga vëndet e Lindjes, që mbase ai regjim i kishte mësuar me dembelizmin dhe me spiunimin e njeri- tjetrit për të mbijetuar, gjë e cila në Austri as që duhej menduar.(Rasti Fido nga Rumania.)Me mjaft vërtetësi autori na tregon për ditët në Gasthaus “Kreuztanne”-Udhëkryqi, ku çdo emigrant nga vëndet e Lindjes tregonte nga një histori të jetës familiare,…me gojën plot mund të quheshim “familja Kreuztanne”, f.53. Autori Velaj na jep aspekte nga puna e emigrantëve si një robot, pjatalarës “ku piramidat e pjatave, lugë, pirunë e thika…sapo kisha mbarauar një palë më erdhën të tjerat” f.56 dhe vazhdon”dhimbjet e krahëve dhe të shaptullave nga larja e gjithë atyre enëve dhe tenxhereve të mëdha…mos të më binte më rasti të bëja një punë të tillë” f,57.Puna në emigracion nuk ka të përkëdhelur , por punë dhe vetëm punë…qoftë dhe trasporti i trungjeve në pyll, deri tek buqetat e luleve etj, f.59, ku shpesh të zhgënjyer nga realiteti shpreheshin hapur “Po pse ore,për sharra dhe për lopë erdhëm këtu ne.Po më mirë ishim në Vlorë, sesa këtu mes arinjsh e ujqish maleve”(Personazhi , Jani nga Vlora), “Iku që këtej se do çmëndej maleve” dhe autori na sjell ndërmend atë thënien e famshme vlonjate: “O bindu, o përmëndu—o merr malet dhe çmëndu” f.86 Puna e bërë nga vendet ish komuniste, e kishte brejtur ndërgjegjen e çdo punëtori dhe përballja me punën në Perëndim i vuri në siklet duke u shprehur:”kësaj i thonë punë bre byrazer, jo asaj që bënim ne në Shqipëri” f.88. Edhe puna në fabrikë ishte tepër e vështirë për të gjithë ata që nuk kishin një zanat , pasi duhej të mësoje disa proçese pune, gjë që ishte tepër e vështirë.Prandaj porosinë që kam për të rinjtë është:Mësoni zanat, një specialitet , si dhe gjuhën e shtetit ku do shkosh për punë. Krahas punës autori na pasqyron dhe takime e bisedat me të huajt :Shmë austriakë çmonin lart figurën e Skënderbeut për luftën kundër Perandorisë Osmane , për aktorin e madh Aleksandër Moisiun, për Nënë Terezën si dhe për kujtime të veteranëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe për izolimin e vendit gjate 45 vjetëve të sundimit të Diktaturës Komuniste.Kështu që hap pas hapi fillloi dhe integrimi në shoqërinë austriake, duke u ftuar në ngjarje të rëndësishme, si në ditët e kremtimeve të festave fetare , përkujtimore, aktiviteteve të ndryshme etj.Kjo na afronte me këta njerëz të mirë, të cilët nga dita në ditë e shikonin dhe integrimin e emigrantëve të ardhur nga Lindja komuniste.Por në Austri kishte dhe njerëz shumë punëtorë, ku njeri prej tyre “e kishte nisur punën që 14 vjeç dhe prej vitit 1945 e në vazhdim vinte përditë çdo mëngjes me biçikletë”, f.140, dhe mua më kujton të ndjerin babain tim, që në moshën 8 vjeçare u çonte ujë punëtorëve që hapnin rrugë e Fajesë-Llogora ne vitin 1916. Pas shumë përpjekjeve titanike në fabrikë autori shpallos talentin e tij në artin e bukur të pikturës , e cila e afroi me shtresën e intelektualëve austrakë. Autori nuk rri pa përmendur dhe detaje nga jeta familjare, kur i vdes çupa dhe trishtimin e mposht vetëm nëpërmjet punës me penel apo dhe në punë të tjera, si dhe bisedat e vazhdueshme me njerëzit e familjes, nëna, babai, motrat dhe të afërmit.Autori kujton 17 prillin si një ditë vërtet e vështirë, por njeriu duhet të ketë më shume durim e guxim për ta perballuar jetën siç vjen.Dhe autori Velaj, nuk bie në depresion , por kujton poezinë e Rainer Maria Rilke-s ; “Unë dua të ëndërroj ëndrra të qeta, dhe me shkëlqimin e tyre të stolis odën time.Unë dua të marr me vete bekimin e duarve të tua, në duart e mia, në flokët e mi,në natën time…” f.187. Zoti Fate Velaj me romanin e tij na ka sjellë dhe aspekte nga jeta e përditshme, nga martesat, thyerja e disa tabuve , që sipas tij fillimisht këtë e kane pasur hebrejtë dhe me vonë është pasuar dhe në familjet austriake.Martesa brenda gjinisë.Martoheshin me kushërira , me vajza xhaxhallarësh, me vajzat e hallës dhe si mund të bënin fëmije me të, psherëtin autori .Dhe z.Fate na sjell këngën më të dashur gjatë festave që këndonin austriakët si valle popullore të tyre:”Kushurirë, moj kushërirë,/Qasmu pranë, se më vjen mirë” Autori na tregon me detaje se si ai iu afrua artit të bukur të penelit, aty ku ai me kalimin e kohës do bëhet njeriu , i cili do të kërkohet nga shumë pronarë fabrikash për reklama, por dhe për të pikturuar diçka nga jeta e përditshme.Takimi me Wolfang Fridrich Kladnig i hapi perspektiv punës së penelit, “ku dosja e madhe,ku mbaja akuarelet dhe vizatimet e mia ia paraqita” f,204.Fakti që ai vinte nga Vjena dhe kishte punuar shume kohë në SHBA dhe në vende të ndryshme të Amerikë Latine,na bënte të mendonim se puna në fabrikën tonë ishte e njohur botërisht” f.205 Po dhe për z.Velaj filloi ndryshimi, ku Richard Braun i dërgon nga Gjermania mjetet e punës, që i duhen një piktori “Bojëra pa fund, penela, letra akuareli, pasteli dhe lapsa pa fund”, f.220 dhe kjo u kurorëzua me hapjen e ekspozitës, me 45 akuarele, me titull”Nga Otscher deri te Porti i Vlorës”.Vlerësimi i ekspozitës ndikoi shumë në punën e mëtejshme dhe të gjithë njerëzit që më takonin më thoshnin”Herr Kunstler”-Zoti Artist”. “Pas kësaj filluan ftesat për aktivitete kulturore dhe hapje ekspozitash, biseda me artistë, shkrimtarë, mendimtarë e poetë, dhe diskutoja e debatoja me ta” rrëfen në roman z.Velaj.f.228.Pas kësaj madhështie në Austri z.Velaj kthehet në Vlorë për të kaluar pushimet dhe për t’u çmalluar me prindërit, motrat, nipërit, mbesat dhe xhaxhallarët, si dhe me ish shokët e tij dhe pas pushimeve kthehet në Austri, me një vizion krejt të ri, ku puna e tij si piktor do shkëlqente dhe në shumë ekspozita të tjera në Evropë e më gjërë. Libri ka vlera të mëdha, si artistike, ashtu dhe historike.Për mendimin tim ai është një libër memoralistik, një autobiografi e nje emigranti në vendet Perëndimore, që i kushtoi rëndësi punës dhe jo endjeve poshtë e lart, por me një mendim të qartë:”Duhej bërë dikush, dhe vërtet, ja arriti qëllimit.I pari mes të barabartëve në vendin e kulturës Evropiane . Do ta mbyllja këtë diskutim me atë që shpreh vetë autori në epilogun e tij “Një histori e shkruar në një stil vetjak, të pangjashëm, si piktura të realizuara me mish e gjak dhe si fotografi të realizuara me gërma e fjalë.Një histori e atij, që kishte ëndërruar të jetonte në metropole, por që fati i rezervoi një hotel të vogël në majë të maleve të Austrisë, një histori e vërtetë e atyre që u larguan në vitin 1991 nga Shqipëria me një qese mbushur plot ëndërra”.Vlerësimet e bë për kë roman nga Maria Sinatra, universiteti i Barit, ku “Kreuztanne është rilindja e një romani, që e lejon autorintë braktisë kuptimin e brengave karakteristike…ndërmjet dëshirash dhe ëndrrash thellësisht frojdiane”, ndërsa Anna Maria de Luka në gazetën “La republica”, Itali bën këtë vlerësim ”Emigranti, që nga një pjatalarës arriti te Kryqi i Artë i Republikës së Austrisë dhe Këshilltar i një Kryeministri.Fate Velaj i romanit ..“Kreuztanne”,që tregon historinë e njërit që ia ka dalë në jetë”. Dhe do ta mbyllja disktutim me vlerësimin që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i bën krijimtarisë së Fate Velja “Të lexosh Faten duhet të jesh i qetë e ta kesh kohën vetë pë Faten….dhe vazhdon se “ kryevepra e Fate Velaj është krijimi i figurës së vetë, Fate Velaj”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400