Donte që gruaja të mos i kërkonte më para, ja si veproi

18:48 / E diell, 12 Gusht 2018

Donte që gruaja të mos i kërkonte më para dhe për këtë inskenoi vdekjen e tij, duke bërë fotografi në morg si të kishte vdekur.

Sipas mediave të huaja, 27-vjeçari Danny Gonzalez, i cili është me origjinë nga Honduras, por jeton në SHBA, bëri fotografi të vetes me pambuk të futur në gojë e hundë dhe i mbuluar me një çarçaf të bardhë.

Ai ia nisi fotografitë bashkëshortes së tij që jeton në Saba, në jug të Hondurasit, së bashku me një foto të arkivoli të mbuluar me lule.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, së bashku me fotot ai i nisi dhe një mesazh ku shkruhej se bashkëshorti i saj kishte vdekur nga kanceri dhe astma.

Megjithatë i gjithë plani dështoi kur media lokale në vendin ku jetonte nisën të raportonin vdekjen e tij të parakohshme dhe lajmi shkoi deri tek miqtë dhe prindërit e tij të moshuar.

Të afërmve nuk iu desh shumë për të kuptuar se nuk ishte gjithçka siç dukej, pasi dalluan disa detaje nëpër foto që i vunë në dyshim.

Kur mediat lokale e gjetën shëndoshë e mirë, ai pranoi se ishte thjeshtë një inskenim në mënyrë që bashkëshortja e tij prej dy vitesh të besonte se kishte vdekur.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400