Dy motra bëhen milionere duke krijuar brushat e kozmetikës në garazhin e tyre

15:19 / E diell, 03 Qershor 2018

Dy motra janë bërë milionere pas shitjes së brushave të kozmetikes për filmat e Hollivudit.

Sophie Pycroft, 30 vjeç dhe motra Hannah, 28 vjeç, filluan të bëjnë brushat në garazhin e tyre, duke e kthyer atë në një biznes, Koleksione Spectrum , e cila tani është me vlerë 12 milionë paund.

Motrat kanë nënshkruar një marrëveshje me Disney për të prodhuar një koleksion të brushave shumëngjyrëshe bazuar në Little Mermaid.

Hannah tha: “Është një nder i pabesueshëm të punosh me një markë globale aq të pasur. Ne e duam Disney dhe nostalgjinë që sjell, e cila ka frymëzuar koleksionet tona. Me të vërtetë është një ëndërr e vërtetë për Sophie, unë dhe ekipin. Ne u rritëm me Disney dhe për ne kjo përfaqëson një botë magjike, të gjallë dhe frymëzuese. Shpresojmë se koleksioni është frymëzues për klientët tanë dhe tifozët e të dy markave”, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400