E pabesueshme: Ky 12-vjeçar po studion në universitetin e mjekësisë

16:17 / E martë, 07 Gusht 2018

Carlos Antonio Santamaria nuk është si të gjithë 12-vjeçarët e tjerë. Ai do të nisë së shpejti studimet për fizikë biomjekësore.

Ai është studenti më i ri në moshë që është pranuar deri tani në universitetin meksikan, pasi ka kaluar në mënyrë të shkëlqyer testin e pranimit.

“Nëse do të arrijmë të ndërtojmë një qelizë të pavarur, që kalon nga një organ në një tjetër, mund të kurojmë çdo sëmundje. Objektivi im kryesor është ai i mbledhjes së elementëve bazë për t’u bërë të mundur mjekëve dhe biologëve të zgjidhin problemet tona biologjike”, ka thënë ai para një turme gazetarësh në një konferencë shtypi në Unam.

Sipas mësuesve, Carlos është një nxënës me aftësi të larta konjitive (njohëse). Por nuk dëshiron ta klasifikojnë si gjeni. Ai thotë se ka hyrë në universitet me etjen për të mësuar.

E megjithëse do të jetë në auditorë me studentë që kanë dyfishin e moshës së tij, Carlos thotë se nuk do ta heqë nga dora pellushin e preferuar, një puma që shërben si maskota e klubit të futbollit të universitetit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400