Faktorët që shkaktojnë diarrenë

19:29 / E martë, 07 Gusht 2018

Diarrea është sëmundje inflamatore e zorrëve që shkakton humbje të lëngjeve e vitaminave trupore e që kryesisht fitohet nga disa bakterie.

Më poshtë do të mund t’i gjeni disa nga shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundje.

Ushqimet e kontaminuara

Këto lloje të ushqimeve sjellin në trup bakterie, viruse dhe parasite të cilët e dëmtojnë sistemin imunitar duke shkaktuar kështu barkqitje të vazhdueshme.
Njërin nga bakteriet më të shpeshta që vjen nga ushqimi i kontaminuar është edhe E.Coli e që më së shumti fitohet nga vezët e prishura.

Viruset e transmetueshme

Njerëzit mund të preken nga diarrea edhe permes faktorëve të jashtëm si prekja e kafshëve të rrugëve, nga të cilat fitohet numri më i madh i bakterieve.
Këto viruse mund t’i parandaloni duke i pastruar duart shpesh dhe duke mos pirë apo ngrënë të njëjtin ushqim me personat e sëmurë.

Udhëtimet

Ndonëse e pazakontë, të udhëtosh nga një vend në tjetrin mund të ndikojë që ajri dhe ambient i ndryshueshëm të ndikojë edhe në sistemin imunitar të njerëzve, duke shkaktuar kështu probleme me zorrët.

Ilaqet

Pavarësisht sa e çuditshme tingëllon, por edhe disa lloje të ilaqeve mund të bëjnë që njerëzit të preken nga diarrea. E një ndër më të shpeshtat janë antibiotikët e ndryshëm, sidomos kur merren pa recetë të mjekut. Kjo ndodh për arsye të presionit të madh të gjakut.

Konsumimi i ushqimeve të njëjta

Kur vazhdimisht hani të njejtin ushqim atëherë përveç dobësimit të sistemit imunitar mund ta fitoni edhe diarrenë. Kështu që marrja e vitaminave nga një laramani ushqimesh, mund të parandalojë këtë.
Çrregullimi i sistemit endokrin

Nëse keni vazhdimisht probleme me hormone në trupin tuaj, atëherë ato përveç të tjerash mund të bëjnë që të fitoni edhe sëmundje të zorrëve.
Në rast se prekeni nga diabeti atëherë mundësia për të fituar diarrenë kronike është shumë më e madhe.

Për dallim nga diarrea kronike, diarrea akute mund të shërohet edhe Brenda ditës. Prandaj duhet thjeshtë që të shtoni kujdesin në ato që hani dhe nga ambienti që rrethoheni.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400